DPS ka publikuar standardin SSH EN IEC 60335-2-25:2021 ‘‘Pajisje shtëpiake dhe pajisje elektrike të ngjashme me to - Siguria - Pjesa 2-25: Kërkesa të veçanta për furrat me mikrovalë, përfshirë dhe furrat e kombinuara me mikrovalë’’
Standardi për sigurinë e furrave me mikrovalë për përdorim shtëpiak dhe të ngjashëm me të. Tensioni i tyre i vlerësuar nuk duhet të jetë më shume se 250 V. Ai gjithashtu përdoret edhe në furrat e kombinuara me mikrovalë të parashikuara për përdorim në bordet e anijeve. Ky standard specifikon rreziqet e zakonshme, që shfaqin pajisjet me të cilat ndeshen të gjithë personat në ambientet shtëpiake dhe të ngjashme me to. Megjithatë standardi nuk merr parasysh rreziqet kur:
- Nëse fëmijët luajnë me pajisjet;
- Nëse pajisjet përdoren nga fëmijët e vegjël;
- Nëse pajisjet përdoren nga fëmijët e vegjël pa pasur kontrollin e më të rriturve