Standardi SSH EN 203-1:2021+A1:2023 specifikon kërkesat dhe metodat e provës për karakteristikat e ndërtimit dhe funksionimit në lidhje me sigurinë dhe përdorimin racional të energjisë për pajisjet komerciale të hotelierisë dhe furrave, që funksionojnë me gaz, të projektuara për t'u përdorur në ambiente të brendshme. Ky standard është i vlefshëm për të gjitha pajisjet profesionale të gatimit dhe furrave, që funksionojnë me gaz dhe përdoren për përgatitjen e ushqimit dhe pijeve. Pajisjet, që specifikohen në këtë standard nuk përdorin gazra që përmbajnë monoksid karboni ose përbërës të tjerë toksikë.
SHËNIM: Për pajisjet e projektuara për t'u përdorur në automjete, rulota ose anije, mund të nevojiten kërkesa shtesë.