DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Bordi Teknik (BT) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) miraton Programin e Punës për adoptimin e standardeve dhe ndryshimet në Komitetet Teknike (KT), për vitin 2026

Në datë 06 Shkurt 2026, ora 11:00 u zhvillua mbledhja e Bordit Teknik të DPS-së. Pjesëmarrja në mbledhje ishte në platformën online ku shumica e anëtarëve prezent shprehën konfirmimin dhe miratimin e programit vjetor të punës për adoptimin e standardeve dhe ndryshimet në Komitetet Teknike të DPS-së.                         

Anëtarët e BT-së shqyrtuan materialet e dërguara paraprakisht me e-mail; Listat me standardet e propozuara për adoptim gjatë vitit 2026 dhe Ndryshimet në Komitetet Teknike (KT) të DPS, që do të funksionojnë gjatë kësaj periudhe, sipas rendit të programit të mbledhjes. 

Drejtori i Drejtorisë së Standardeve Z. Gentian Gjyrezi citoi se gjatë kësaj kohe është realizuar një punë relativisht e madhe nga DeS për adoptimin e standardeve kryesisht të vitit 2025 si dhe për shfuqizimin e standardeve puro shqiptare sipas Komiteteve Teknike përkatëse të cilat janë zëvëndësuar me standarde evropiane ose ndërkombëtare ku theksoi se janë rreth 200 standarde puro shqiptare të shfuqizuara. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm Z. Riza Hasanaj theksoi se puna për shfuqizimin e standardeve puro shqiptare është një proces i cili do të jetë në vazhdim nga Sekretarët dhe Komitetet Teknike të DPS-së.

Komitetet Teknike të cilat patën ndryshime, në drejtim të anëtarësimeve të reja, ishin në fushën e Materialeve dhe Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike, Sigurisë teknike dhe Mjedisit, Metrologjisë dhe matjeve, Pajisjeve matëse, Tekstileve, Vajrave dhe Yndyrnave Bimore si dhe Produkteve të Naftës, DPS/KT 3 “Materiale elektrike dhe elektronike, DPS/KT 4 “Pajisje elektrike dhe elektronike”, DPS/KT 6 “Siguria teknike dhe mjedisi”, DPS/KT 8 “Pajisjet matëse. Teknikat e provës dhe matjes”, DPS/KT 12 “ Metrologjia dhe matjet”, DPS/KT 19 “Produkte nafte, lubrifikantë, qymyre dhe produkte që lidhen me to”, DPS/KT 248 “Tekstile dhe prodhime tekstili” dhe DPS/KT 307 “Vajra dhe yndyrat ushqimore. Fara vajore”.

Në këtë mbledhje Bordi Teknik miratoi:

            Mbledhja e radhës e Bordit Teknik, për shtesa në Listat e standardeve për adoptim dhe shqyrtimin e kërkesave për pjesëmarrje në KT, do të mbahet javën e fundit të muajit Qershor 2026

DPS, Tiranë -  10 Shkurt 2026