Bordi Teknik miraton Programin e Punës të Standardeve, për 6-mujorin e dytë 2016
Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim, anëtarët e BT i miratuan ato me konsesnsus të plotë.
Më datë 30 Qershor 2016, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i BT për 6 mujorin e dytë të vitit 2016, me rend dite sipas atij të njoftuar nga sekretarja e këtij bordi, Znj. Anita Reçi, dhe miratuar nga Z. Riza Hasanaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPS dhe kryetar i këtij bordi.
Pas evidentimit të kuorumit dhe hapjes se mbledhjes nga Z. Hasanaj, anëtarët, pjesëmarrës të Bordit Teknik ranë dakord për rendin e ditës.
Fillimisht Z. Hasanaj në lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për 6-mujorin e parë të këtij viti, theksoi:
Z. Gentian Gjyrezi, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve prezantoi programin e punës së DS për miratimin e standardeve të reja, gjatë 6 mujorit dytë të vitit 2016. E reja e këtij programi është se standardet për miratim, në këtë 6 mujor, janë kryesisht të vitit të fundit, pra të 2016-ës.
Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshim në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht, anëtarët e Bordit Teknik miratuan me konsensus të plotë:
Në përfundim të mbledhjes Z. Riza Hasanaj falenderoi pjesëmarrësit dhe propozoi që mbledhja e ardhshme për miratimin e programit të punës të DPS për 6-mujorin e parë të vitit 2017 të mbahet javën e dytë të muajit Janar.
DPS , Tiranë - 30 Qershor 2016