Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar një standard të ri, cili i ofron shkollave udhëzime, sesi të menaxhojnë rreziqet gjatë udhëtimeve për nxënësit, që shkojnë në ekskursione shkollore.
Çdo vit, miliona të rinj nga e gjithë bota marrin pjesë në udhëtime, të cilat zhvillohen për arsye të ndryshme si arsimore, trajnime, fetare, kulturore dhe sportive. Shkollat dhe institucionet e tjera arsimore, organizatat rinore, shoqatat e bamirësive, organizatat kulturore dhe fetare, ndër të tjera, ofrojnë mundësi për të rinjtë të udhëtojnë për arsyet e sipërpërmendura. Standard i ri i udhëzon organizatat se si të menaxhojnë rreziqet e udhëtimit, duke përfshirë mënyrën se si mund të veprojnë në rast se ndodh një aksident.
Standardi ISO 31031, Menaxhimi i rreziqeve gjatë udhëtimeve për të rinj dhe ekskursionet shkollore, ofron udhëzime si për udhëtimet brenda vendit ashtu edhe për ato ndërkombëtare, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë udhëtimeve me fëmijë të mitur.
Standardi ofron një tërësi mundësish të trajtimit të rreziqeve gjatë aktiviteteve, që lidhen me udhëtimet. Ai gjithashtu përfshin udhëzime për krijimin e një plani veprimi gjatë një emergjence.
Joël Marier, kryetari i komitetit teknik të ekspertëve që hartuan standardin, - tha se standardi ISO 31031 ndihmon organizatat të arrijnë të ofrojnë siguri dhe mirëqenie të fëmijëve gjatë udhëtimeve, duke i ofruar mundësi për zbulimin e vendeve të reja dhe ndjekjen e trajnimeve për zhvillimin e tyre.
Ai u shpreh: “Organizuesit e udhëtimeve kanë për detyrë të kujdesen për fëmijët, të rinjve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara, të cilë marrin pjesë në udhëtime. Një ndër udhëzimet e standardit përfshin dhe kujdesin gjatë udhëtimit, i cili duhet të ofrohet për të rriturit, mësuesit ose instruktorët e përfshirë, si dhe fëmijët dhe të rinjtë pjesëmarrës në to.
“Një nga qëllimet e këtij standardi të ri është të promovojë rritjen e numrit të udhëtimeve, të cilat ju shërbejnë fëmijëve dhe të rinjve pjesëmarrës në to. Organizatat, të cilat bëjnë udhëtimet për fëmijë dhe të rinj duhet të marrin parasysh rreziqet e udhëtimeve dhe për menaxhimin në rastin e ndodhjes së tyre duhet të marrin masa paraprake.
Standardi ISO 31031 u hartua nga komiteti teknik ISOISO/TC262, Menaxhimi i rrezikut, sekretariati i të cilit mbahet nga BSI, anëtare e ISO për MB.