DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Teknologjia e gatimit të shpejtë përmirëson jetën

Sobat e vjetra tradicionale janë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit të mjedisit dhe gjithashtu edhe për vdekjen e miliona njerëzve në të gjithë botën. Opsionet e reja të gatimit janë më të sigurta ndaj dhe ISO po përparon bashkë me teknologjinë, e cila mund të bëjë realitet krijimin e sobave efikase, me sa më pak ndotje.

Imagjinoni sikur gatimi të harxhonte një të katërtën e të ardhurave tuaja, të shkatërronte pyjet dhe të lëshonte tym toksik në shtëpitë dhe familjet tona. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka zbuluar se rreth 3.8 milion njerëz në vit vdesin para kohe nga sëmundje që vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit, të shkaktuar nga përdorimi joefikas i lëndëve djegëse të ngurta dhe vajgurit për gatim.

Në të gjithë botën, rreth tre bilion njerëz gatuajnë dhe ngrohen duke përdorur ‘zjarre në ambiente të hapura’ ose soba të vjetra, që krijojnë sasi të mëdha të ndotjes së ajrit. Këto mundësi joefikase gatimi kanë zbuluar se çojnë në probleme të rënda shëndetësore, të tilla si pneumonia, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Nëpërmjet këtyre përpjekjeve, komiteti teknik i ISO-s, ISO/TC 285 promovon zgjidhje gatimi të pastra dhe efikase, për një qëllim të përbashkët. "është e rëndësishme, që komunitetet të kenë akses në sobat e gatimit efikase, të besueshme dhe të qëndrueshme që i përshtaten teknologjisë dhe standardeve më të fundit", thotë Richard Ebong, Kryetari i zgjedhur i ISO/TC 285, "por është gjithashtu thelbësore, që të bashkëpunojmë me prodhuesit e sobave të gatimit për të përmirësuar vazhdimisht këto produkte.

“Për të pasur komunitete më të sigurta, njerëzit duhet të përdorin soba gatimi, të cilat janë testuar siç duhet dhe plotësojnë kriteret bazë, ndërkohë që dhe ISO është në hapat e duhur për të realizuar këtë objektiv”.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web: www.dps.gov.al