DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

TË RUAJMË EKOSISTEMET NATYRORE

Në ditët e sotme, nevoja për të frenuar degradimin e mjedisit është një çështje emergjente, duke filluar nga pakësimi i burimeve natyrore, i cili rrezikon zhdukjen e ekosistemeve. Degradimi i natyrës është një problem serioz në vetvete, duke qenë njerëzimi nuk mund të vazhdojë të ekzistojë pa atë. Ai është i lidhur ngushtë me sfida të tjera globale, si siguria ushqimore, të cilat formojnë qarqe vicioze, që mund të jenë shumë të vështira për t'u ndryshuar.

Çdo përpjekje për të zvogëluar degradimin e mjedisit mund të jetë një hap drejt suksesit, i cili sjell përfitime në fusha, të tilla si shëndeti publik, siguria energjetike dhe punësimi.

Degradimi i vazhdueshëm i natyrës do të nxjerrë në pah stabilitetin e shoqërisë, sepse me rritjen e popullsisë, kërkesa për burime të tilla, si uji dhe ushqimi do të vazhdojë të rritet.

Përdorimi i ujit është rritur me dyfishin e ritmit të rritjes së popullsisë, gjatë shekullit të kaluar. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 1.8 miliardë njerëz do të përballen me mungesën e ujit, deri në vitin 2025, ku dy të tretat e të gjithë popullsisë në mbarë botën do të përballen me mungesën e ujit. 

Arsyet pse ka burime të pakta të ujërave të ëmbla përfshijnë rritjen e temperaturave, të cilat rrisin humbjet e ujit për shkak të avullimit, ndërkohë që rritja e kërkesës mund të rrisë kostot për ujë dhe mosmarrëveshjet mbi trajtimin e këtij burimi të çmuar kanë potencialin të kontribuojnë në tensionet ndërkombëtare.

Ndryshimi i klimës, rritja e popullsisë dhe zhvillimi ekonomik nëpër qytete rrisin mungesën e ujit dhe do të pakësojnë sipërfaqen e tokës bujqësore. Ndërkohë, burimet natyrore më pak të njohura, si metalet e rrallë të tokës janë duke u pakësuar, sepse përpjekjet e dekarbonizimit rritin kërkesën për burime të rralla, si litiumi për bateritë e automjeteve elektrike. Mungesa të tilla mund të nxisin edhe konfliktin, veçanërisht, kur rrethanat ekonomike dhe politike krijojnë pengesa për akses.

Ekosistemet natyrore në tokë, në ujë dhe në dete cënohen nga të njëjtët faktorë dhe ndikime. Ngrohja globale, ndotja, shpyllëzimi, mbeturinat e hedhura në dete dhe acidifikimi i oqeanit po ndërhyjnë në funksionimin natyror të ekosistemeve dhe shkencëtarët janë ende, duke punuar për të kuptuar shtrirjen e plotë dhe ndikimet e tyre.

Ekosistemet janë rrjete të ndërlidhura me jetën dhe njerëzit nuk janë të imunizuar ndaj kërcënimeve të përçarjes së ekosistemit. Moti ekstrem mund të jetë drejtpërdrejt ose indirekt fatal për zhdukjen e ekosistemeve, ndërkohë që rritja e ndotjes së ajrit po paraqet rreziqe të konsiderueshme për shëndetin publik në zonat urbane. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 99% e popullsisë në botë thith ajër të ndotur, i cili duke tejkalon kufijtë e lejuar udhëzues të ndotjes.

Sfida e degradimit të mjedisit mund të duket e pazgjidhshme, por ende mund të bëhet reduktimi i dëmëve dhe riparimi i tyre. Shumica e shteteve në botë synojnë të arrijnë të kenë zero emetime të gazeve serrë në dekadat e ardhshme dhe me anë të një sërë traktatesh, rregulloresh dhe standardesh po ndihmojnë në luftimin e shfrytëzimit dhe keqmenaxhimit të natyrës.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) është duke marrë në konsideratë mënyrën, sesi standardizimi mund të përfitojë nga administrimi dhe ruajtja e burimeve natyrore. ISO ka krijuar grupe këshillimore të angazhuara me kryerjen e punës ekzistuese dhe nevojave e tregut në lidhje me mineralet e rralla dhe bujqësinë inteligjente. 

Ndërsa tregu për teknologjinë e reduktimit të emëtimit të karbonit zgjerohet, ka një hapësirë të konsiderueshme për të nisur punën e komitetit për hartimin e standardeve të reja. Ajo punon në përputhje të nevojës për standarde të reja, të cilat shërbejnë për të mbështetur zhvillimin dhe testimin e teknologjive dhe qasjeve të reja të dekarbonizimit, siç është ripyllëzimi.

Standardet mund të japin një pjesë e zgjidhjeve të problematikave të ekosistemeve, por gjithashtu ato krijojnë një bazë për bashkëpunim dhe besim midis kompanive, shteteve dhe konsumatorëve.