DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Të rejat më të fundit në Fushën e Menaxhimit të Energjisë



Ajo çfarë është e mirë për mjedisin është shpesh e mirë edhe për biznesin, konsumi efikas i energjisë është një shembull i mirë i saj. Tashmë bizneset mund të përmirësojnë performancën e tyre energjitike akoma më shumë me shtimin e tri standardeve ndërkombëtare më të fundit të publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO).

Reduktimi i kostove dhe përmirësimi i efikasitetit të përdorimit të energjisë janë vetëm disa nga objektivat e bizneseve që kanë implementuar ose janë të interesuar për zbatimin e sistemeve të menaxhimit të energjisë pavarsisht nga madhësia apo statusi i organizatës. Kjo njihet si përmirësim i performancës së energjisë. Tre standardet e reja të ISO-s ofrojnë udhëzime shumë specifike për t’i ardhur në ndihmë gjithë bizneseve dhe atyreve që janë të interesuar të rrisin efikasitetin e përdorimit të energjisë dhe të përmirësojnë performancën e energjisë që përdorin.

Standardi ISO 50004:2014 , -Sistemet e menaxhimit të energjisë --- Udhëzime për zbatimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të energjisë- - udhëzon organizatën/kompaninë të zbatojë një qasje sistematike me qëllim arritjen e përmirësimit të vazhdueshëm në sistemin e menaxhimit dhe performancës të energjisë.

Standardi ISO 50006:2014 , Sistemet e menaxhimit të energjisë - Matja e performancës së energjisë duke përdorur bazat krahasuese të energjisë (EnB) dhe treguesit e performancës së energjisë (EnPI) ---- Udhëzime dhe Parimet dhe Përgjithshme, siguron udhëzime praktike se si të plotësojmë kërkesat e standardit ekzistues ISO 50001 dhe për rrjedhojë menaxhimin e performancës së tyre të energjisë.

Standardi ISO 50015:2014 , Sistemet e menaxhimit të energjisë --- Matja dhe Verifikimi i performancës së energjisë në organizatën apo kompaninë --- Udhëzime dhe Parimet dhe Përgjithshme, ofron një sërë parimesh dhe udhëzimesh që lidhen me Matjet dhe Verifikimet, duke rritur në këtë mënyrë, aftësinë e performancës së energjisë.

Standardet e reja vijnë pas publikimeve së fundmi të ISO-s, siç janë standardet ISO 50003:2014 , Sistemet e menaxhimit të energjisë --- Kërkesat për organizmat që ofrojnë auditimin dhe çertifikimin e sistemeve të menaxhimit të energjisë, dhe i bashkohen standardeve S SH EN ISO 50001 për ngritjen dhe implementimin e sistemit të menaxhimit të energjisë dhe ISO 50002 , që specifikon kërkesat e procesit për kryerjen e auditimit të energjisë.

Të gjitha standardet e mësipërme janë të adoptuara dhe të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit si Standarde Shqiptare (SSH) dhe mund t’i gjeni ato në Katalogun e Standardeve Shqiptare që gjendet në faqen tonë të internetit www.dps.gov.al