Në datat 20 - 22 Qershor 2018, në Bled të Sllovenisë, u mbajt Takimi Vjetor dhe Asamblea e 14të e Përgjithshme e Komitetit Evropian të Standardizimit dhe Komitetit Evropian të Standardizimit në fushën e Elektroteknikës (CEN & CENELEC).
Takimi Vjetor dhe Asamblea e Përgjithshme e CEN & CENELEC janë nga eventet më të rëndësishme të këtyre organizmave Evropiane, gjatë të cilave diskutohen çështje me rëndësi të veçantë dhe miratohen dokumenta e programe strategjike në fushën e standardizimit.
Zoti Riza Hasanaj – Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS) dhe zoti Pëllumb Metohu – Specialist në Drejtorinë e Standardeve morën pjesë në këtë takim. Në përbërje të delegacionit në këto takime ishte edhe zoti Hafiz Gara, Kryeshef i Agjencisë Kosovare për Standardizim (AKS).
Në Takimin Vjetor u diskutuan ecuria e deritanishme e standardizimit europian dhe u miratua Raporti Vjetor 2017 i CEN dhe CENELEC.
Sesioni i përbashkët i Asamblesë së Përgjithshme ofroi mundësinë për të raportuar dhe diskutuar çështjet kryesore strategjike, politike dhe teknike në lidhje me standardizimin evropian dhe më pas pati një sesion tjetër mbi "Inovacionin dhe Standardizimin", i cili ndihmoi pjesëmarrësit të përqendrohen dhe të eksploronin së bashku disa mundësi të përbashkëta në përputhje me Planin Strategjik të Inovacionit CEN dhe CENELEC.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al