Ky standard përcakton kërkesat për cilësinë dhe kompetencën në laboratorët mjekësorë. Standardi është i zbatueshëm për laboratorët mjekësorë në zhvillimin e sistemeve të tyre të menaxhimit dhe vlerësimin e kompetencave të laboratorëve. Ai është gjithashtu i zbatueshëm për konfirmimin ose njohjen e kompetencës së laboratorëve mjekësorë nga përdoruesit e laboratorit, autoritetet rregullatore dhe organet e akreditimit.