DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi i ri ndërkombëtar në lidhje me Zhvillimin e qëndrueshëm në komunitete

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka publikuar standardin ISO 37101, i cili ndihmon komunitetet për të menaxhuar zhvillimin e qëndrueshëm.

Por si mund të arrijë një komunitet të zbatojë politika sa më të qëndrueshme? Çfarë strategjie duhet të ndjeki?

Standardi i ri i ISO-s ndihmon komunitetet të gjejnë përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe të miratojnë politika më të qëndrueshme dhe më fleksibël.

Urbanizimi i shpejtë, si në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara, sjell për autoritetet lokale, kombëtare dhe rajonale sfida që lidhen për shembull, me shpërndarjen hapësinore të njerëzve dhe burimeve, ose me përdorimin dhe shfrytëzimin e tokës.

Standardi i ri ndërkombëtar, ISO 37101 “Zhvillimi i qëndrueshëm në komunitete - Sistemi i menaxhimit për zhvillimin e qëndrueshëm - Kërkesat me udhëzimet për përdorim” ndihmon komunitetet të hartojnë dhe zbatojnë strategji zhvillimi të qëndrueshme, bazuar në kontekstin e tyre ekonomik, social dhe mjedisor.

Gjithashtu, standardi inkurajon komunitetet të veprojnë në mënyrë më pro-aktive dhe i ndihmon ata t’i tregojnë palëve të interesuara se po zbatohet një sistem menaxhimi i përshtatshëm.

Standardi sjell një qasje shumë dimensionale

Standardi ISO 37101 fokusohet tek komunitetet si një hallkë e rëndësishme në drejtim të qëndrueshmërisë së shoqërisë në tërësi. Komunitetet përbëhen nga një shumëllojshmëri entitetesh njerëzish që jetojnë, punojnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Prandaj, përfshirja e palëve të interesuara në një dialog bashkëpunues, për zgjidhje më të qëndrueshme, është një pikë kyçe gjatë zbatimit të standardit.

"Qëllimi i standardit është të ndihmojë komunitetin të hartojë dhe zbatojë plane zhvillimi të qëndrueshme, në bashkëpunim me të gjithë aktorët e interesuar. E rëndësishme është që të përfshihen sa më shumë njerëz dhe palë të interesuara në debat dhe diskutime, për të gjetur të gjithë sëbashku qasjen se si të zhvillojnë një strategji zhvillimi të qëndrueshme për komunitetin" ka theksuar z. Bernard Gindroz, Kryetar i Komitetit Teknik të ISO-s “ISO/TC 268 - Qytete dhe komunitete të qëndrueshme”.

Standardi ISO 37101, ashtu si dhe standardet e tjera të sistemeve të menaxhimit, bazohet në ciklin e përmirësimit të vazhdueshëm Planifiko-Bëj-Kontrollo-Vepro. Kjo do të thotë që përdoruesit duhet të përshtasin rregullisht objektivat dhe strategjinë e tyre për të siguruar se ata janë vazhdimisht në përmirësim e sipër të kushteve të komunitetit dhe ambjentit ku ata jetojnë.

Zbatimi i suksesshëm i standardit do të:

Për më tepër shikoni broshurën....

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al