DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi i ri ndërkombëtar ISO për matjen e performancës së qyteteve të zgjuara

Zhvillimi i zonave urbane me ritme të shpejta ka ndikuar në rritjen e numrit të popullsisë i cili në vitin 1950 ka qenë 751 milion banorë dhe në vitin 2018 ka arritur në 4.2 miliardë. Sipas statistikave, numri i popullsisë pritet të arrijë në 6.7 miliardë banorë në vitin 2050. A mundet që qytetet t’u përshtaten këtyre ndryshimeve dhe të sigurojnë burimet e duhura për një të ardhme të qëndrueshme? Për zhvillimin e performancës së qyteteve të zgjuara vjen në ndihmë standardi i fundit në serinë e standardeve të publikuara nga ISO.

Seria e standardeve ndërkombëtare ISO 37100 ndihmon komunitetet dhe qytetet të hartojnë strategji, për t'u bërë më të qëndrueshme dhe elastike. Standardi i ri i publikuar së fundmi, është standardi ISO 37122, “Qytete dhe komunitete të qëndrueshme - Treguesit për qytetet e zgjuara”, shfaqin një sërë treguesish për matjen e performancës së tyre nëpërmjet fushave të caktuara, në mënyrë që të kenë mundësi të krahasohen me qytetet e tjera të botës dhe të gjejnë zgjidhje inovative, për sfidat me të cilat përballen.

Standardi ISO 37120, Qytete dhe komunitete të qëndrueshme - Treguesit për shërbimet e qytetit dhe cilësinë e jetës, i cili përshkruan matjet kryesore për vlerësimin e ofrimit të shërbimeve të qytetit dhe cilësinë e jetës. Së bashku, ato japin një sërë treguesish të standardizuar, që ofrojnë një qasje të njëjtë ndaj asaj që matet dhe si duhet të kryhet kjo matje, që mund të krahasohet në të gjithë qytetin dhe vendin. Standardet, gjithashtu ofrojnë udhëzime për përmirësimin e punës së qyteteve nëpërmjet kontributit të qendrës së “Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”.

Bernard Gindroz, Kryetar i komitetit teknik të ISO/TC 268, Qytete dhe komunitete të qëndrueshme, komiteti teknik ISO, që ka hartuar standardin tha se standardi ISO 37122 përcakton treguesit si dhe metodat e praktikave, që mund të bëjnë një ndryshim të shpejtë dhe të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e tyre sociale, ekonomike dhe mjedisore.

“Ai tha se nëse përdoret standardi ISO 37101, i cili përcakton një sistem menaxhimi për zhvillim të qëndrueshëm të qyteteve, së bashku me standardin ISO 37120, ndihmojnë qytetet të zbatojnë projekte të zgjuara për to në një tërësi fushash".

"Këtu përfshihen zgjidhjet për çështjet e urbanizimit, siç janë rritja e popullsisë, ndryshimi i klimës dhe paqëndrueshmëria politike dhe ekonomike, nëpërmjet bashkëpunimit më të mirë me komunitetet e tyre. Ata ofrojnë metoda efektive të menaxhimit të teknologjisë dhe praktikat e fundit, që i ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve dhe të arrijnë qëllimet për mjedisin, duke lehtësuar inovacionin dhe zhvillimin.

Standardi ISO 37122, do të zëvendësohet nga standardi ISO 37123, Qytetet dhe Komunitetet e Qëndrueshme - Treguesit për qytetet elastike, të cilat do të publikohen më vonë, gjatë këtij viti.

Standardi ISO 37122, u hartua nga komiteti teknik, ISO/TC 268, Qytete dhe komunitete të qëndrueshme, sekratariati i të cilit u mbajt nga AFNOR, anëtar i ISO për Francën.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al