DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardi i ri ndërkombëtar çon përpara Çertifikimin e Sistemeve të Menaxhimit

Një sistem menaxhimi efektiv është një përbërës esencial biznesi dhe të qenurit i çertifikuar sipas një standardi të njohur sjell një numër përfitimesh. Tashmë, procesi i çertifikimit është edhe më mirë me një standard të ri për Vlerësuesit dhe Trupat e Çertifikimit, të cilët çertifikojnë standardet ISO të sistemit të menaxhimit.

Standardi ISO/IEC 17021-1:2015, Vlerësimi i konformitetit – Kërkesat për trupat që kryejnë vlerësim dhe çertifikim të sistemeve të menaxhimit, Pjesa 1: Kërkesat, Ky Standard lidhet me kompentencën vetjake të trupave çertifikues dhe vlerësuesve të tyre.

Ky standard zbatohet (aplikohet) në të gjitha tipet e sistemeve të menaxhimit të auditimit dhe certifikimit në mënyrë që të rrisi vlerën e tyre për publikun dhe organizatat e sektorit privat në të gjithë botën.

Standardi i sapo publikuar ISO/IEC 17021-1:2015 zëvendëson edicionin e dytë të standardit ISO/IEC 17021:2011.

Sigurimi i mjeteve efektive

Vlerësimet dhe çertifikimet për Standardet e Sistemit të Menaxhimit – MSS (Management System Standards) janë një aset madhor në tregtinë ndërkombëtare dhe esenciale në drejtim të termave të shëndetit afatgjatë të ekonomisë botërore.

Për të vërtetuar konformitetin e MSSs, çertifikatat janë përdorur gjerësisht në tregjet globale për të krijuar besimin mes partnerëve të biznesit dhe mes organizatave dhe klientëve të tyre, për të kualifikuar furnizuesit në zinxhirët e furnizimit, dhe si një kërkesë për tender për kontratat e prokurimit.

Trupat çertifikues që përdorin standardin e ri ISO/IEC 17021-1 do të jenë në gjendje të sigurojnë grupe auditi kompentente, me burime adekuate, duke ndjekur një proces të qëndrueshëm dhe rezultate të raportimit të auditit në një mënyrë konsistente. Kjo do të ndihmojë gjithashtu në krijimin e kofidencialitetit midis rregullatorëve, konsumatorëve, furnizuesve dhe palëve të tjera të interesuara, çertifikata e të cilëve lëshohet nga i njëjti trup çertifikimi janë njëlloj ekuivalente me ato të ofruara nga të tjerët.

Çfarë ka të re?

Por ku ndryshon standardi i ri nga nga paraardhësi i tij (ISO/IEC 17021:2011)? Në terma konkretë, ISO/IEC 17.021-1: 2015 është përditësuar për tu përqëndruar më shumë në mënyrën se si shërbimet e çertifikimit janë dorëzuar nga një organ çertifikimi, dhe si i tillë, përmirësimet kanë për qëllim të:

Pra, çfarë do të thotë kjo për një Trup Çertifikues aktualisht i akredituar me ISO/IEC 17021:2011? Sipas Randy Dougherty dhe Alister Dalrymple, pjesë e ekipit të ekspertëve që hartuan standardin, ka mjaft përmirësime që përdoruesit do të përjetojnë. "Sipas mendimit tonë, kjo do të jetë më e lehtë për çdo trup çertifikimi aktuale për tu përshtatur me ndryshimet. Shumë pak trupave çertifikues do t’ju duhet të bëjnë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në proceset e tyre. Por ne gjithashtu mendoj se gati të gjitha ndryshimet janë përmirësime dhe do të shtojë kredibilitetin dhe integritetin e çertifikimit."

Pjesë e një game në rritje

ISO/IEC 17021-1 është i fundit në çertifikimin e familjes së standardeve MMS, e cila përfshin gjashtë standarde më shumë për tipe të veçanta sistemesh menaxhimi:

Organizata ISO dhe IAF - Forumi Ndërkombëtar i Akreditimit (shoqata e trupave akreditues kombëtar) – kanë rënë dakort për një periudhë tranzitore 2-vjetore, që nga data e publikimit të standardit ISO/IEC 17021-1:2015 për trupat certifikues për të paraqitur operacionet dhe proceset e tyre në përputhje me kërkesat e standardit të ri.