DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Standardet e bëjnë jetën tonë më të sigurtë dhe më të thjeshtë

Standardet ndodhen kudo rreth nesh edhe pse ne shpesh nuk kemi njohuritë e mjaftueshme rreth tyre.

A e dini që miliona biznese dhe organizata zbatojnë dhe përdorin standardet Europiane çdo ditë? Sa më shumë të dijmë rreth standardeve, aq më shumë do të përfitojmë prej tyre.

Standardet e bëjnë jetën tonë më të sigurtë, më të thjeshtë, më të rehatshme dhe me më shumë efikasitet.

Por standardet funksionojnë vetëm kur përdoren siç duhet. Më poshtë po japim disa shembuj të thjeshtë se si përdoren, ku gjenden standardet.

A duam të sigurohemi që lodrat e fëmijëve tanë të jenë të sigurta? Të kërkojmë atëherë për serinë e standardeve SSH EN 71 mbi sigurinë e lodrave.

A duam të kujdesemi për mjedisin rreth nesh, për cilësinë e tij? Për këtë duhet t’i drejtohemi standardit SSH EN ISO 14001 për sistemet e menaxhimit mjedisor.

A duam të kemi efikasitet të proceseve të punës e të kursejmë kohë, energji e burime njerëzore? Le të përdorim atëherë SSH EN ISO 9001.

A duam që për të njëjtat procese pune të kursejmë më shumë energji elektrike? Le t’i drejtohemi standardit SSH EN ISO 50001 për menaxhimin e energjisë. Shembuj të tillë mund të sjellim me qindra e mijëra sepse çdo gjë që prekim, çdo produkt që përdorim çdo gjë që na rrethon ka standardin e vet.

Standardet na sjellin përfitime në shtëpi, në punë, gjatë kohës së lirë, si brenda dhe jashtë shtëpisë.

Standardet na sigurojnë që produktet që përdorim janë të sigurta dhe të besueshme dhe se pajisjet e ndryshme dhe pjesët e pajisjeve mund të lidhen e të bashkëveprojnë sëbashku për një proces më të mirë.

Shtëpinë ku ne jetojmë e konsiderojmë se është e sigurtë, kur ajo është ndërtuar sipas standardeve të ndërtimit, po ashtu të dhënat tona personale janë të mbrojtura nëse standardet e sigurisë së Teknologjisë së Informacionit (IT) janë përdorur gjerësisht.

Shpesh ne kuptojmë rëndësinë e mungesës së standardeve apo aplikimit jo siç duhet të një ose më shumë standardeve – vetëm atëherë kur shikojmë diçka nuk po funksionon siç duhet ose kur siguria e shëndetit tonë dhe e mjedisit që na rrethon vihet në rrezik dhe se gjërat nuk funksionojnë ashtu siç duhet.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al