DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Sistemet e paralajmërimit të ndodhjes së katastrofave natyrore

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka publikuar një standard të ri për sistemet e paralajmërimit të ndodhjes së katastrofave natyrore.

Në ditët e sotme të papriturat janë pjesë e jetës. Popullsia në rritje, shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe efektet e ndryshimeve klimatike po shkaktojnë ndryshime në ekosisteme. Përmbytjet, zjarret, tërmetet dhe katastrofat e tjera natyrore gjithnjë e po shtohen, duke shkaktuar humbje më të mëdha jetësh, shpërngulje popullsie dhe pasiguri për jetën.

Qeveritë duhet të jenë më të përgatitura për përballimin e katastrofave natyrore, në mënyrë që të minimizojnë humbjet në rastet e ndodhjes së tyre. Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka hartuar standardin e ri për sistemet e paralajmërimit të ndodhjes së katastrofave natyrore.

Standardi ISO 22328-1, Siguria dhe qëndrueshmëria - Menaxhimi i emergjencave - Pjesa 1: Udhëzime të përgjithshme për zbatimin e një sistemi paralajmërimi të ndodhjes së katastrofave natyrore përshkruan proceset, që mund të ndihmojnë njerëzit, që jetojnë në zonat e rrezikshme të dalin nga shtëpitë e tyre në kohë, para ndodhjes së katastrofave natyrore.

Znj. Kyrsa Kyrk Gere, Kryetare e komitetit ISO, që hartoi standardin, tha se një sistem paralajmërimi i ndodhjes së katastrofave natyrore (EWS) është thelbësor për pothuajse çdo shtet, sepse urbanizimi i shpejtë, ndryshimet klimatike, ekosistemet e dëmtuara dhe faktorë të tjerë, po rrisin rrezikun e ndodhjes së katastrofave natyrore të reja.

"Të kesh një EWS të menduar mirë dhe të përgatitur, i përgatit shoqëritë të jenë më të ndërgjegjësuara dhe të reagojnë më shpejt gjatë ndodhjes së katastrofave natyrore, duke shpëtuar jetën e tyre".

"Ai ndihmon gjithashtu për të zvogëluar dëmtimet në prone, ekonomi dhe mjedis nga katastrofat natyrore, si ato në pronë."

Standardi ISO 22328-1 është i pari në serinë e standardeve, i cili do të shoqërohet edhe nga standardet e ardhshme, që do të japin udhëzime për lloje specifike të katastrofave natyrore, të tilla si tsunami, tërmetet dhe përmbytjet.

Zbatimi i një EWS siç është përshkruar në standardin ISO 22328 është në përputhje me sistemin Sendai për reduktimin e rrezikut nga katastrofat natyrore, gjatë periudhës 2015-2030, i cili së bashku me marrëveshjet e tjera të Axhendës të vitit 2030, të tilla si Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin në 2015.

Sistemi mundëson zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat natyrore dhe pohon, rolin kryesor që ka shteti në situatat e ndodhjes së katastrofave, por gjithashtu që edhe duhet të mbështetet edhe nga sektori privat.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al