Tregu i pajisjeve shtëpiake po zhvillohet me shpejtësi. Një ndër arsyet e zhvillimit të tij është lidhja e pajisjeve me internetin, e cila po e nxit rritjen e shitblerjes së tyre. Ky zhvillim i tregut për pajisjet shtëpiake po krijon produkte dhe sisteme komplekse.
Siguria e pajisjeve është thelbësore
Pajisjet e lidhura me internetin ofrojnë shumë përparësi. Ka furra dhe robotë, që mund të programohen që në mëngjes dhe në darkë kur njerëzit të kthehen në shtëpi ti kenë të gjitha punët e shtëpisë gati, si psh. të vihet në punë lavatriçja dhe të pastrohet dyshemeja. Pajisjet shtëpiake të lidhura me internetin duhet të jenë të pajisura me specifikime të integruara sigurie, si funksionet kundër bllokimit në thekëset e bukës ose mekanizmat e mbylljes automatike të tyre nëse produkti mbinxehet shumë ose pajisja po funksionon keq.
Standardet ndërkombëtare luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e pajisjeve të lidhura me internet, sepse ato ofrojnë specifikime dhe kërkesa teknike ndërkombëtare të miratuara dhe të projektuara për të siguruar një nivel minimal të performancës dhe sigurisë.
Seria e standardeve IEC 60335 është referenca ndërkombëtare për garantimin e sigurisë në pajisjet shtëpiake. Ajo përfshin një listë të gjatë të pajisjeve shtëpiake, duke përfshirë frigoriferë, lavatriçe, pjatalarëse, tharëse flokësh, furra me mikrovalë dhe thekëset e bukës. Specifikimet teknike të standardeve janë të njëjtë në të gjithë botën dhe mundësojnë që produkti të funksionojë siç duhet dhe të jetë i sigurtë.
Siguria kibernetike një prioritet i rëndësishëm
Shtimi i pajisjeve të lidhura me internetin nënkupton rrezik të shtuar të sulmeve kibernetike, të cilat mund të manipulojnë funksione të tilla si kufijtë e temperatures, që janë krijuar për t'i mbajtur të sigurta pajisjet. Arsyeja e mësipërme bënë të mundur përditësimin e standardit IEC 60335, i cili përfshin kërkesat e reja të sigurisë kibernetike. Synimi i tij është të mbrohen pajisjet nga aksesi i paautorizuar dhe shmangia e pasojave të mundshme të sulmeve kibernetike në sigurinë e përdoruesit.
Por standardet janë vetëm një pjesë e ekuacionit. Ndërsa teknologjia po zhvillohet dhe kërkesat e sigurisë po bëhen më komplekse, po ashtu rritet edhe kërkesa për certifikata të sigurisë së pajisjeve shtëpiake.