DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Siguria e informacionit ndaj sulmeve kibernetike

Me kërcënimet kibernetike në rritje që i kanë vënë bizneset dhe industritë në rrezik, është më e rëndësishme se kurrë që organizatat të mbrojnë informacionin e tyre dhe atë të klientëve të tyre. Për këtë arsye standardi ndërkombëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO) për sigurinë e informacionit, të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) anëtare e ISO-s e ka adoptuar këtë standard si Standard Shqiptar “SSH ISO/IEC 27001”, është përdorur gjerësisht.

Standardi më i ri i sapo publikuar nga ISO është një hap më tej sa i përket teknologjisë për mbrojtjen e informacionit, duke ndihmuar në zbatimin e kërkesave të këtij standardi, kaq shumë të shitur, për sektorë të veçantë të ekonomisë.

Ofrimi, në mënyrë më të specifikuar, i mbrojtjes nga kërcënimet kibernetike, për sektorë të veçantë të ekonomisë (p.sh. financave, transportit, shëndetësisë, si dhe projektet e infrastrukturës të tilla si qytetet inteligjente) për të shmangur rreziqet e mundshme në informacionet e bizneseve të tyre, është bërë një domosdoshmëri politike, tregtare dhe ekonomike, e cila con në nevojën për standarde kibernetike për sektorë specifik.

Standardi i sapo publikuar i ISO-s (ISO/IEC 27009) botuar së fundmi, siguron këshilla dhe udhëzime të nevojshme, se si të zbatohet standardi SSH ISO/IEC 27001 për disa sektorë të veçantë të ekonomisë.

Standardi ISO/IEC 27009, Teknologjia e informacionit - Teknikat e sigurisë - Aplikimi në sektorë specifikë i SSH ISO/IEC 27001 - Kërkesat, i bashkohet serisë së standardeve të ISO/IEC 27000 për të ndihmuar e maksimizuar efektivitetin e standardit SSH ISO/IEC 27001. Standardi shpjegon se si të përfshihen kërkesat dhe kontrollet shtesë edhe për ato sektorë të veçantë të atyre kompanive që kanë zbatuar tashmë ISO/IEC 27001, duke i lejuar atyre të kenë qëndrueshmëri gjatë aplikimit/zbatimit të standardeve në kësaj serie.

Ndërsa standardi ISO/IEC 27001 është gjuha e përbashkët ndërkombëtare për menaxhimin e sigurisë së informacionit, standardi ISO/IEC 27009 do të rrisë këtë gjuhë të përbashkët në të gjitha fushat dhe veçoritë sektoriale dhe do t’i japë hov zhvillimit të standardeve specifike për sektorë të veçantë të sigurisë së informacionit dhe privatësisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 - Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al