DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Siguria e furrave me mikrovalë

Furra me mikrovalë u projektua për here të parë nga inxhineri Percy Spencer në vitin 1946. Furrat me mikrovalë prej shumë dekadash kanë transformuar jetën e shumë njerëzve duke i ofruar atyre ushqim të gatuar në kohë të shkurtër. Pas disa vitesh që furra me mikrovalë po përdorej në masë të gjërë, në vitet 1970 në SHBA tregu për furrat me mikrovalë pësoi një rënie, sepse Unioni i Konsumatorëve paralajmëroi për efekte negative nga rrezatimi gjatë përdorimit të tyre. Por pas shumë testimeve dhe vendosjes së rregullave të forta për prodhimin e furrave me mikrovalë sipas kërkesave të sigurisë, siç përcaktohen në standardet IEC njerëzve i iku frika nga ndaj sigurisë së përdorimit të furrave me mikrovalë.

Nivelet e larta të sigurisë dhe performancës së furrave me mikrovalë kërkohen të zbatohen nga çdo prodhues i tyre, prandaj standardet për to po rishikohen vazhdimisht për të siguruar që ato marrin parasysh çdo ndryshim teknologjik ose komercial. Sapo është përditësuar standardi IEC 60705, Furra me mikrovalë për përdorim shtëpiak - Metodat për matjen e performancës. Standardi përfshin elementë të tillë si performanca e furrave me mikrovalë gjatë gatimit dhe shkrirjes së ushqimit, testimi në ushqime të shumta të ndryshme, duke filluar nga mjedrat e deri te fileto e mishit si dhe në mënyrën e llogaritjes së konsumit të energjisë gjatë një cikli gatimi, i cili është i rëndësishëm për efikasitetin e përdorimit të saj.

IEC ofron një sërë standardesh ndërkombëtare për furrat me mikrovalë. Këto përfshijnë:

IEC 60335-1: Pajisjet elektrike shtëpiake dhe të ngjashme - Siguria - Pjesa 1: Kërkesa të përgjithshme. Ky standard përcakton kërkesat e përgjithshme të sigurisë për pajisjet elektrike shtëpiake dhe të ngjashme, duke përfshirë furrat me mikrovalë, i cili mbulon kërkesat e sigurisë për kondensatorët, si izolimin e tyre dhe mbrojtjen nga mbitensioni.

IEC 60335-2-25: Pajisjet elektrike shtëpiake dhe të ngjashme - Siguria - Pjesa 2-25: Kërkesa të veçanta për furrat me mikrovalë, duke përfshirë furrat e kombinuara me mikrovalë, i cili merret me sigurinë e furrave me mikrovalë për përdorim shtëpiak dhe të ngjashëm me to.

Këto standarde u hartuan nga komiteti teknik Sistemi IEC për Skemat e Vlerësimit të Konformitetit për Pajisjet dhe Komponentët Elektroteknike. Ky komitet ofron sigurinë, që produktet e testuara dhe të certifikuara plotësojnë nivelet më të rrepta të sigurisë, besueshmërisë dhe performances, siç përcaktohet nga standardet ndërkombëtare përkatëse.