Që nga furça e dhëmbëve në mëngjes, ushqimi që na vjen nga ferma në tavolinë, uji që pimë e deri te ajri që marrim frymë – standardet janë aty për të na mbrojtur.
Ato ruajnë shëndetin tonë, kujdesen për mjedisin dhe ndihmojnë bizneset të rriten me përgjegjësi.
Standardet ndërtojnë besim, afrojnë Shqipërinë me BE-në dhe hapin tregje të reja për produktet shqiptare.
Pas çdo produkti të sigurt, qëndron një standard.
Standardet na mbrojnë na ofrojnë siguri, cilësi dhe zhvillim.