DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Së shpejti do kemi ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015

Të nderuar bashkëpunëtorë dhe drejtues kompanish e biznesesh,

Shumë prej jush e dinë që disa nga standardet kryesore të ISO-s, përfshirë ISO 9000, ISO 9001 dhe ISO 14001, janë duke u rishikuar këtë vit. Versioni i ri i këtyre standardeve do të adoptohet nga Drejtoria jonë nëpërmjet Komiteteve Teknike të saj dhe do të publikohen si Standarde Shqiptare.

Ju mund të kërkoni në Katalogun e Standardeve Shqiptare i disponueshëm në faqen tonë të internetit: www.dps.gov.al, në linkun: http://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php por edhe në versionin letër në zyrat tona: Rruga “Mine Peza”, Nr.143/3, Tiranë, ku do të gjeni të përditësuar informacionin lidhur me këto standarde.

Standardet do të publikohen nga Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO) në datat si më poshtë:

Në faqen zyrtare të internetit të DPS, www.dps.gov.al, janë publikuar të ndarë 2 njoftime të shkurtëra mbi standardet ISO 9001 dhe ISO 14001, ku ndër të tjera janë identifikuar elementët se ku konsistojnë ndryshimet që kanë pësuar standardet ekzistuese.

Gjithashtu, në mbështetje të interesit tuaj për të ditur më shumë rreth përfitimeve nga zbatimi në praktikë i këtyre standardeve, në linkun në vijim mund të gjeni disa broshura me karakter promovues, të përgatitura nga ISO dhe që gjenden nëse klikoni në adresën: https://www.dropbox.com/sh/hp59b960w4lb4yg/AACN2KGVEmpmGDLXPo2bBcyUa?dl=0

Duke shpresuar që ky njoftim të jetë i dobishëm për ju, mbetemi të gatshëm për çdo komunikim apo bashkëpunim si në aspektin e informimit dhe vënies në dispozicionin tuaj të standardeve me interes për ju, ashtu edhe për të kontribuar në përkthimin në shqip të këtyre standardeve, në mënyrë që specialistët dhe punonjësit tuaj ta kenë më të thjeshtë kuptimin dhe përdorimin e tyre.