DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Sapo është publikuar Standardi ISO 22000!

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) sapo ka publikuar standardin ISO 22000:2018 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore - Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor”. Botimi i ri i standardit ISO 22000 për sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore ka të bëjë me menaxhimin e sigurisë ushqimore në një proces në përmirësim të vazhdueshëm.

Me mbi rreth 200 lloje sëmundjesh të shpërndara nëpër zinxhirin ushqimor, një nga sfidat tona më të mëdha, është prodhimi i sigurt dhe i qëndrueshëm i ushqimit.

Siguria ushqimore ka të bëjë me parandalimin, eliminimin dhe kontrollin e rreziqeve, që vijnë nga ushqimi, që nga vendi i prodhimit deri në pikën e konsumit. Për arsye se, rreziqet e sigurisë ushqimore mund të jenë në çdo fazë të procesit, çdo kompani duhet të ushtrojë kontrolle të përshtatshme për rrezikun në zinxhirin e furnizimit ushqimor. Siguria ushqimore mund të zbatohet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të të gjitha palëve: qeverisë, prodhuesve, shitësve dhe konsumatorëve.

I përshtatshëm për të gjitha kompanitë e industrinë ushqimore, pavarësisht nga madhësia apo lloji i veprimtarisë, Standardi ISO 22000:2018 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore - Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor”, përkthen menaxhimin e sigurisë së ushqimit në një proces të përmirësuar vazhdimisht. Standardi kërkon marrjen e masave parandaluese për sigurinë e ushqimit, duke ndihmuar në identifikimin, parandalimin dhe zvogëlimin e rreziqeve në zinxhirin ushqimor nga ferma në tavolinë.

Botimi i ri sjell qartësi në të kuptuarin e tij për mijëra kompani në mbarë botën, që tashmë e kanë përdorur standardin dhe kryesisht përmirësimet e tij përfshijnë:

Standardi i ri ofron një kontroll dinamik të rreziqeve të sigurisë ushqimore, duke kombinuar në vijim elementët kryesore të njohur në përgjithësi: komunikimin interaktiv, menaxhimin e sistemeve, programet paraprake (PRP) dhe parimet e analizës së rrezikut dhe kontrollit në pikat kritike (HACCP).

Zoti Jacob Faergemand, Kryetari i Komitetit Teknik Nr. 34 të ISO, që hartoi standardin, thotë:

"Standardi ISO 22000 është hartuar nga grupet e interesit të përfshira në hallkat e zinxhirit të sigurisë ushqimore, si: autoritetet publike, konsumatorët, industria, shoqëria civile, institutet kërkimore, me qëllim plotësimin e nevojave të tregut për sigurinë ushqimore. Kur një sistem i menaxhimit të sigurisë ushqimore është zhvilluar nga përdoruesit e ISO 22000, ju siguroheni që kërkesat nga tregu janë plotësuar".

Standardi ISO 22000:2018 është adoptuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit si Standard Shqiptar SSH ISO 22000:2018 “Sistemet e menaxhimit të sigurisë ushqimore - Kërkesat për çdo organizatë në zinxhirin ushqimor”.

Ky standard shfuqizon dhe zëvendëson Standardin SSH ISO 22000:2005.

Organizatat/Kompanitë e certifikuara, sipas standardit ISO 22000:2005 kanë kohë tre vite nga data e publikimit të tij për kalimin në versionin e ri të tij sipas SSH ISO 22000:2018.

Për më tepër na kontaktoni:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al