DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Siguria dhe Shëndeti në Punë

Pandemia COVID-19 tronditi jo vetëm vendet e punës si asnjë më parë por na preku të gjithëve në çdo aspekt të jetës tonë. Dhe kjo është një situatë, e cila nuk ka përfunduar ende.

"Parashikimi, përgatitja dhe përgjigja ndaj krizave – Investimi tani në sisteme elastike/të përshtatëshme", janë disa elementë që kanë ndikim në Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. ISO është bashkuar me organizata të shumta, të cilat mbështesin përpjekjen globale për të patur një fuqi punëtore të qëndrueshme dhe për të ruajtur sigurinë e të gjithëve.

Shtrirjet dhe vendndodhjet e reja, ndryshimi i protokolleve dhe pasiguria, e cila rëndon në mirëqenien psikologjike të të gjithëve, janë vetëm disa nga sfidat e shumta me të cilat punëdhënësit dhe punonjësit vazhdojnë të përballen ndërkohë që pandemia e COVID-19 vazhdon të ekzistojë.

Megjithëse vaksina sjell shpresë se një ditë do të shohim fundin e kësaj periudhe, është e qartë se e papritura mund të godasë në çdo kohë, ndaj të qenit i përgatitur është një mjet i nevojshëm për suksesin në punë.

Sally Swingewood, menaxhere e komitetit të ekspertëve të ISO-s, ISO/TC 283, (menaxhimi i shëndetit dhe sigurisë në punë), tha se kjo periudhë na ka treguar se sa jetike është të kemi aftësi, fleksibilitet dhe planifikim në vazhdimësinë e një biznesi.

Komiteti I ISO kohët e fundit hartoi standardin ISO/PAS 45005 “Menaxhimi i shëndetit dhe sigurisë në punë - Udhëzime të përgjithshme për siguri në punë gjatë pandemisë COVID-19”, i disponueshëm për këdo, i krijuar për të ndihmuar punëdhënësit dhe punonjësit në të gjitha fushat e punës.

"Shpresojmë që udhëzimet e dhëna në këtë standard të ISO-s të ndihmojë kompanitë të përshtaten dhe të mbijetojnë, pavarësisht se si ndryshon situata e tyre aktuale, pa pasur nevojë të bëjnë kompromise për sigurinë e punëtorëve", tha Swingewood.

“Duke qenë plotësisht të përgatitur, ne do të jemi në gjendje të shpëtojmë jetë njerëzish dhe punën e secilit prej punonjësve. Dhe ndërsa duam që çdo person që punon të përfitojë, ne e kemi bërë standardin të disponueshëm për të parë në internet nga kudo në botë”.

Pandemia COVID-19 nuk ka ndikuar vetëm në jetën tonë profesionale por edhe në psikologjinë tonë. Ndërkohë që pandemia vazhdon, nuk mund të anashkalohet edhe lodhja psikologjike.

"Shëndeti mendor është sprovuar shumë gjatë vitit të fundit dhe është me rëndësi jetike që ne të mundohemi të largojmë sadopak stresin, ankthin dhe depresionin" - tha Swingewood.

"Shëndeti psikologjik është një çështje botërore dhe kërkon një qasje gjithëpërfshirëse jo vetëm për të thyer tabutë, por për të ofruar zgjidhje konkrete".

Me këtë mendim, ISO është në përfundim të standardit ISO 45003 “Menaxhimi i shëndetit dhe sigurisë në punë - Shëndeti dhe siguria psikologjike në punë - Udhëzime për menaxhimin e rreziqeve psikosociale, të cilat do të japin udhëzime për menaxhimin e rreziqeve të shëndetit psikologjik dhe sigurisë në punë brenda sistemit të menaxhimit të sigurisë”.

Standardi do të përcaktojë shumë fusha, që mund të ndikojnë në shëndetin psikologjik të një punonjësi, duke përfshirë komunikimin joefektiv, presionin e tepërt, drejtimin/menaxhimin e dobët dhe kulturën organizative.

Standardi ISO 45003 do të ndihmojë përdoruesit të përmbushin kërkesat e standardit ISO 45001, Standardi i parë Ndërkombëtar në botë për një sistem të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, i cili është themeli i një organizate elastike me një forcë punëtore, të shëndetshme dhe të sigurtë.

Siguria dhe Shëndeti në Punë

Siguria dhe Shëndeti në Punë

Pandemia COVID-19 tronditi jo vetëm vendet e punës si asnjë më parë por na preku të gjithëve në çdo aspekt të jetës tonë