Risitë kryesore të Standardit të ri ISO 14001:2026
Standardi i ri ndërkombëtar ISO 14001:2026 është versioni i përditësuar i standardit ndërkombëtar për sistemet e menaxhimit mjedisor, i cili pritet të publikohet në vitin 2026 dhe zëvendëson versionin ISO 14001:2015
Çfarë përcakton dhe sjell ISO 14001:2026:
Fokus më i fortë në ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore
Përfshirje më e gjerë e biodiversitetit dhe burimeve natyrore
Përmirësim i analizës së rreziqeve dhe mundësive
Përmirësim i kontrollit të furnitorëve dhe zinxhirit të furnizimit
Karakteristikat kryesore të ndryshimit:
Ndryshime të moderuara
Qartësim i kërkesave ekzistuese dhe terminologjisë
Përfshirja e plotë e amendamentit të standardit për klimën të vitit 2024
Përshtatja me strukturën e re të standardeve ISO
Pse është i rëndësishëm?
ISO 14001:2026 reflekton realitetin e ri global:
Ndryshimet klimatike
Presionin për qëndrueshmëri
Kërkesat për transparencë dhe performancë mjedisore
Sepse bizneset duhet të jenë më të qëndrueshme dhe më të përgjegjshme ndaj mjedisit