DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Rimëkëmbja e Turizmit Mjekësor



Sapo është publikuar standardi i Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), i cili mbështet rritjen e sigurisë shëndetësore.

Udhëtimi për arsye shëndetësore kishte pësuar një rritje deri në momentin që pandemia COVID-19 ndaloi fluturimet dhe mbylli kufijtë, duke ndaluar udhëtimet. Tani që kufijtë janë hapur përsëri, industria e turizmit mjekësor po sheh edhe një herë rritje të kërkesave të fluturimeve për arsye shëndetësore. Sidoqoftë, çdo lloj ndërhyrjeje sjell me vete rreziqe ndaj është e vështirë t'u besojmë ofruesve të shërbimeve mjekësore para se të nisemi në udhëtim për kontrolle shëndetësore jashtë vendit. Standardi i ri ISO për kërkesat e shërbimit mjekësor është publikuar për të krijuar besimin e duhur tek pacientët.

Për të gjitha llojet e ndërhyrjeve mjekësore, qofshin ato kirrugjikale apo estetike, çdo vit mijëra pacientë kërkojnë trajtim jashtë vendit, duke kontribuar në ekonomi me një vlerë mbi 100 miliardë dollarë vetëm gjatë 2019. Kjo shifër pritet të rritet në mbi 270 miliardë dollarë deri në vitin 2027, pasi qasja në trajtime më të shpejta dhe me kosto më të ulët, reputacioni i profesionistëve mjekësorë dhe disponueshmëria e teknologjive dhe pajisjeve vazhdojnë ta bëjnë atë një opsion tërheqës për shumë njerëz.

Të vetëdijshëm për dilemën që duhet të përballen shumë pacientë në zgjedhjen e një ofruesi të shërbimit mjekësor me reputacion dhe nevojën për qëndrueshmëri dhe besim në industri, ISO ka publikuar praktikat më të mira globale për kërkesat e shërbimit. Standardi ISO 22525, Turizmi dhe shërbimet e lidhura me to – Turizmi mjekësor – Kërkesat e shërbimit*, përcaktojnë kërkesat dhe rekomandimet që duhen ofruar nga lehtësuesit dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor në turizmin mjekësor. Standardi *ISO 22525 synon të sigurojë shërbime mjekësore cilësore, të cilat të plotësojnë pritshmëritë e pacientëve që udhëtojnë për arsye mjekësore.

Znj. Mónica Figuerola Martín, Zëdhënëse e grupit të ekspertëve, të cilët hartuan standardin, tha se pandemia COVID-19 la në pritje shumë pacientë, të cilët kishin nevojë për ndërhyrje jo urgjente siç është kirurgjia me zgjedhje, e cila po rrit kërkesën për shërbime të turizmit mjekësor tani që kufijtë janë hapur.

"Pandemia nuk ka përfunduar ende dhe disa vende nuk kanë burimet e plota të kujdesit shëndetësor që kishin më parë, duke i shtyrë shumë më tepër njerëzit të kërkojnë trajtim diku tjetër," tha ajo.

“Kjo periudhë ka nxjerrë në pah edhe për shumë prej nesh se sa i rëndësishëm është me të vërtetë shëndeti ynë, duke rritur kërkesën si kurrë më pare për standarde edhe më të larta të sigurisë mjekësore. Standardi ISO 22525 synon jo vetëm të drejtojë konsumatorët, por të ndihmojë ofruesit e shërbimeve mjekësore të japin përvojën dhe kujdesin më të mirë të mundshëm.”

Standardi ISO 22525 përfshin të gjithë përvojën e pacientit, duke filluar nga procedurat para udhëtimit deri në kthimin në shtëpi dhe ndjekjen, duke përfshirë menaxhimin e faktorëve të rrezikut, sigurinë, informacionin dhe komunikimin, kërkesat e kualifikimit dhe më shumë.

Standardi ISO 22525 është hartuar nga komiteti teknik ISO ISO/TC 228, Turizmi dhe shërbimet e lidhura me to, sekretariati i të cilit mbahet nga UNE, anëtare e ISO për Spanjën.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al