DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Projektimi i qyteteve inteligjente të së ardhmes

Më shumë se 4 miliardë njerëz jetojnë nëpër qytete, dhe ky numër pritet të rritet ndjeshëm në vitet në vijim. Për të përballuar zhvillimin e shpejtë të tyre, qytetet duhet të mbështeten te inovacioni. Një qytet inteligjent përdor teknologjinë për të përmirësuar shërbimet, qëndrueshmërinë, fleksibilitetin  dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Qytetet janë sisteme komplekse dhe asnjë prej tyre nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Për këtë arsye, Komiteti i Sistemeve IEC (SyC) për qytetet inteligjente po studion një mori rastesh studimi dhe poharton projekte mbi planifikimin urban inteligjent. Pjesa e parë e standardit IEC SRD 63320-1, e hartuar nga Komiteti i Sistemeve IEC (SyC), ofron një model cilësor për projektimin e qyteteve inteligjente dhe palët e interesuara, që kërkojnë njohuri të thelluara mbi kërkesat për planifikim urban inteligjent.

Ky standard përmban përkufizimin, qëllimet e hartimit dhe modelet teorike të mbledhjes së të dhënave dhe analizës së rasteve të studimit për planifikimin e qyteteve inteligjente. Ai përfshin faza të ndryshme të planifikimit urban, duke përfshirë projektet, modelet, karakteristikat dhe teknologjitë e përdorura. Gjithashtu, paraqet një model për mbledhjen dhe analizën e të dhënave nga rastet studimore.

Përfitimet kryesore nga zbatimi i standardit përfshijnë:

IEC SRD 63320-1 është i pari në serinë e standardeve, që do të krijojë bazën për mbledhjen dhe analizimin e rasteve të studimit për planifikimin e qyteteve inteligjente.