DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Përfitimet e qytetarëve Afrikan nga përdorimi i standardeve në impjantet e ujit të pijshëm

Një histori suksesi:

Një video e re tregon në 3' minuta se si standardet kanë ndihmuar një kompani ujisjellësi, në Senegal - Afrikë, të menaxhojnë operacionet e saj të biznesit me shumë beshueshmëri dhe efikasitet.

“Uji Senegal” (Sénégalaise Des Eaux - SDE) - tani një referencë në Afrikë - siguron ujë të pijshëm për një popullsi prej pesë milionësh, duke i mundësuar Senegalezëve cilësi më të mirë në ujin e pijshëm.

Video shpjegon në terma konkret se si standardet i kanë mundësuar SDE-së të përmbush nevojat e njerëzve në Senegal për ujë të sigurt, të pastër dhe të besueshëm, duke rritur cilësinë dhe sigurinë e ujit dhe kënaqësinë e konsumatorit për këtë produkt kaq jetik.

Me zbatimin e standardeve të menaxhimit, të tilla si ISO 9001 mbi menaxhimin e cilësisë, OHSAS 18001 mbi shëndetin, sigurinë dhe higjenën në punë dhe ISO 14001 mbi menaxhimin e mjedisit, kompania ka përmirësuar shërbimet e saj dhe përmend se ka përmirësim të performancës në punën e saj, duke vënë theksin në drejtim të polotësimit me cilësi të kërkesave të popullsisë për ujë të pijshëm nga 91% ka arritur në 99,1% para disa vitesh.

Mamadou Dia, Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë, shpjegon: "Konsumatori kërkon furnizim të mjaftueshme me ujë. Kur u plotësua kjo nevojë, ata kërkuan cilësinë e shërbimit (shpërndarjes së ujit). Edhe tani që po flas, ne rregullisht imagjinojmë rrugët e ndryshme që do të na duhen të zbulojmë për tu siguruar se cilësia e lartë e shërbimit tonë është ruajtur dhe klientët janë të kënaqur.

Standardet ISO, përdorur në marrëveshje me standardet shëndetësore profesionale dhe disa standarde kombëtare, kanë shërbyer për të përmirësuar efikasitetin e përgjithshëm të operacioneve të biznesit të furnizimit me ujë. Për më tepër, duke siguruar kushte pozitive shëndetësore dhe kushtet e sigurisë për punonjësit dhe furnizuesit e saj, SDE ka reduktuar me sukses numrin e aksidenteve në punë - një rrugë e sigurtë për një performancë më të mirë të kompanisë.