DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Përdorimi i standardeve ISO të sistemit të menaxhimit është gjithmonë e në rritje!

Numri i çertifikatave të vlefshme për standardet e sistemit të menaxhimit të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), (MSS) është rritur 8% në 2016 krahasuar me 2015, sipas shifrave më të fundit të Sondazhit të Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO).

Studimi i Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), është një studim vjetor i çertifikatave të vlefshme të ISO-s për sistemin e menaxhimit të standardeve të lëshuara nga organizmat e çertifikuar dhe akredituar në mbarë botën. Kjo është pasqyra më e plotë e çertifikatave të këtyre standardeve aktualisht në dispozicion.

Një total prej 1 643 523 çertifikatash të vlefshme janë regjistruar nëpërmjet nëntë standardeve krahasuar me 1 520 368 në vitin 2015 (një rritje prej 8%), me 834 çertifikata të mëtejshme për dy studime të reja duke sjellë në vitin 2016 një total prej 1 644 357 çertifikatash.

Sistemet e menaxhimit të cilësisë – Kërkesat, ISO 14001, Sistemet e menaxhimit të mjedisit - Kërkesat me udhëzime për përdorim, u rritën përkatësisht nga 7% në 8 % , me 1 106 356 dhe 346 189 çertifikata të lëshuara, ndërsa shtesat më të fundit të anketës, të tilla si ISO 50001 për sistemin e menaxhimit të energjisë dhe ISO / IEC 27001 për sigurinë e informacionit, u rritën me 69% dhe 21% respektivisht, duke grumbulluar 20 216 dhe 33 290 çertifikata në mbarë botën.

Për versionet e vitit 2015 të ISO 9001 dhe ISO 14001, anketa përmban tabela të veçanta për të treguar se sa prej organizatave të çertifikuara kanë marrë tashmë hapin e përditësimit të çertifikimit të tyre në versionet më të reja.

Dy standarde të tjera u përfshinë në Sondazhin e Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO) këtë vit, ISO 28000, Specifikimi për sistemet e menaxhimit të sigurisë për zinxhirin e furnizimit dhe ISO 39001, Sistemet e menaxhimit të trafikut rrugor (RTS) - Kërkesat me udhëzim për përdorim - për shkak të të dhënave nga burimet e akredituara që tashmë janë në dispozicion.

Meqënëse Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit (ISO), nuk kryen çertifikimin, shifrat në Sondazhin e Organizatës Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), paraqesin numrin e çertifikatave të vlefshme të raportuara në Organizatën Ndërkombëtare të Standardizimit (ISO), nga organizmat e çertifikuar të akredituar më 31 dhjetor 2016.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al