DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Pajisjet për funksionimin e telemjekësisë

Telemjekësia po riformëson imazhin e kujdesit shëndetësor, duke ofruar një zgjidhje transformuese për praktikat tradicionale mjekësore. Duke shfrytëzuar teknologjitë e komunikimit dixhital, të tilla si video-konferencat, aplikacionet celulare dhe pajisjet e monitorimit në distancë, telemjekësia lejon pacientët të lidhen me ofruesit e kujdesit shëndetësor nga distanca, duke kapërcyer kufijtë gjeografikë dhe duke tejkaluar kufizimet logjistike.

Ajo mundëson shkëmbimin e informacioneve shëndetsore të dobishme për përcaktimin e diagnozës së pacientit, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme dhe informimin e pacientit dhe personelit mjekësor. Me anë të telemjekësisë pacienti nëpërmjet pajisjeve, të cilat funksionojnë me anë të internetit lënë takime, bëjnë takime virtuale me mjekët. Mjekët komunikojnë me pacientët nëpërmjet internetit dhe mund t'iu mungojnë pajisjet e nevojshme për të kryer vizitën siç duhet. Kujdesi virtual për pacientin kërkon shumë pajisje të specializuara. Për çdo instrument të përdorur gjatë një vizite personale, ka një pajisje ekuivalente teleshëndetësore, që dikush duhet të blejë.

Duke pasur parasysh numrin e pajisjeve të ndryshme mjekësore të përdorura në një vizitë të vetme, lista e pajisjeve të telemjekësisë, që duhet të blenë pacientët mund të duket shumë e madhe. Kostot e larta, kompleksiteti dhe mirëmbajtja e këtyre pajisjeve të specializuara mund të pengojnë praktikat e  kujdesit shëndetësor.

Çfarë është një pajisje teleshëndetësore?

Një pajisje teleshëndetësore i referohet çdo pajisjeje mjekësore të përdorur për të ofruar shërbime të kujdesit shëndetësor nga distanca. Këto pajisje, të cilat variojnë nga kamerat e thjeshta, të cilat përdoren në internet deri te stetoskopët dixhitalë të sofistikuar, që u mundësojnë stafeve ofruesit e kujdesit shëndetësor të ndërveprojnë me pacientët pa pasur nevojë që ata të jenë të pranishëm fizikisht. Ato ndihmojnë në kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, monitorimin e parametrave shëndetësore dhe ofrimin e konsultave ose trajtimeve në distancë. Pajisjet teleshëndetësore janë pajisje, të cilat lidhen me kompjuterin, që mbështesin infrastrukturën virtuale të kujdesit shëndetësor.

Llojet e pajisjeve të telemjekësisë

Pajisjet e teleshëndetit përfshijnë kamerat me rezolucion të lartë, otoskopët dixhitalë, dermatoskopët dhe kamerat që u mundësojnë ofruesve të kujdesit shëndetësor të kryejnë ekzaminime të hollësishme gjatë vizitave virtuale.

Pajisjet elektronike të lëvizshme, duke përfshirë monitorët e presionit të gjakut, matësat e glukozës dhe pulsoksimetrat mbledhin dhe transmetojnë të dhënat e pacientëve te ofruesit e kujdesit shëndetësor në kohë reale.

Programet e shëndetit të instaluara në telefonë celularë i mundësojnë pacientëve të monitorojnë shëndetin e tyre, të identifikojnë simptomat, të komunikojnë me ofruesit e kujdesit shëndetësor nga distanca.

Aksesorët e teleshëndetit, të tilla si kamerat e internetit, mikrofonat, kufjet dhe ekranet e privatësisë, përmirësojnë cilësinë audiovizive dhe privatësinë e konsultave virtuale.

Privatësia dhe siguria e teleshëndetit

Ndërsa platformat konvencionale të programeve kompjuterike të telemjekësisë ofrojnë shërbime bazë të teleshëndetit përmes një portali me të dhënat e pacientëve, kjo zakonisht nuk mjafton për të përmbushur pritshmëritë aktuale të pacientëve. Për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimit ndaj  pacientit, ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të shfrytëzojnë avantazhet e një sistemi të integruar të menaxhimit të marrëdhënieve me klientët (CRM), ku nëpërmjet tij ata mund të ruajnë të dhënat e pacientit, të kontrollojnë kartelat mjekësore dhe ta ndajnë këtë informacion me kolegët.

Me rritjen e sasive të të dhënave që ruhen, sistemet e integruara CRM janë të cënueshme ndaj llojeve të ndryshme të sulmeve kibernetike, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë dhe privatësinë e informacionit të rëndësishëm. Prandaj ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të zbatojnë masa  sigurie për të mbrojtur të dhënat e sistemeve CRM nga sulmet kibernetike. Këto masa mund të përfshijnë kontrollet e aksesit, verifikimin.