DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Organizata, Zëri i Konsumatorit Evropian në Standardizim (ANEC) u shpreh rreth miratimit të një standardi të ri CEN për ndenjëset e fëmijëve

Zëri i Konsumatorit Evropian në Standardizim (ANEC) dha një mendim të favorshëm në CEN për miratimin e propozuar të standardit FprEN 1466 "Artikuj për kujdesin e fëmijëve - Shtretërit dhe ndenjëset për fëmijë - Kërkesat e sigurisë dhe metodat e provës", aktualisht në miratim. Votimi u mbyll me të gjitha votat e hedhura pro.

Standardi u hartua nga komiteti teknik i CEN, TC 252 "Artikuj për kujdesin e fëmijëve - Gjumi, pushimi dhe relaksimi" me kontribute të ANEC.

Edhe pse mbështet miratimin e standardit EN 1466, ANEC inkurajoi WG2 të ecë përpara me një propozim për të hartuar standardin me dy pjesë. Ideja është që të krijohen dy standarde të reja, ose të paktën një standard i ri me dy pjesë, bazuar në standardin aktual.

Kjo është për të lejuar që ndenjëset e fëmijëve me anësoret e forta dhe ato me anësore të buta të trajtohen veçmas. ANEC beson se kjo e fundit do të mbulojë ndenjëset e fëmijëve, pasi nuk ekziston asnjë standard për këto produkte.