Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: “Rregullore mbi mbledhjen e taksave elektronike, kushtet e veçanta dhe kërkesat teknike për grumbullimin e taksave elektronike evropiane dhe përbërësit e ndërveprimit”.
Ky standard 16 faqësh, përshkruan metodën elektronike të mbledhjes së taksave dhe tarifave (ENP), kërkesat teknike, kushtet e veçanta dhe përbërësit e ndërveprimit që duhet të përmbushen nga ofruesit e Shërbimit të Grumbullimit të Tarifave Elektronike (EENP), të krijuar në Republikën e Serbisë.
Në objektiv është harmonizimi me Direktivën Evropiane 2004/54 mbi ndërveprimin e sistemit elektronik komunitar të taksave dhe me Vendimin e Komisionit 2009/750, që përcakton sistemin elektronik të tarifave.
Afati i fundit për marrjen e komenteve është 20-09-2019.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al