Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull: ____“Rregullorja mbi strukturat ndërtimore”.
Ky standard 55 faqësh, përfshin rregulla të përgjithshme dhe rregulla specifike mbi: strukturat e betonit, strukturat e çelikut, strukturat e çelikut dhe betonit, strukturat e drurit, strukturat e muraturës, modelin gjeoteknik dhe strukturat gjeoteknike, projektimin e strukturave, rezistencën ndaj tërmeteve, strukturat e aluminit, dispozitat kalimtare dhe ato përfundimtare.
Në objektiv është krijimi, realizimi dhe mirëmbajtja e strukturave të ndërtesave në një mënyrë bashkëkohore. Si rezultat i procesit të harmonizimit të legjislacionit të brendshëm me legjislacionin e BE-së, Republika e Serbisë ka detyrimin të zbatojë Eurokodet lidhur me Standardet Evropiane për krijimin dhe realizimin e ndërtimeve dhe të harmonizojë me to legjislacionin e brendshëm.
Afati i fundit për marrjen e komenteve është 01-09-2019.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al