Në kuadrin e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja CEFTA, nga Instituti për Standardizim i Serbisë njoftohemi nëpërmjet notifikimit përkatës se po përgatitet një standard kombëtar puro serb me titull:“Draft-ligj mbi metrologjinë”.
Ky standard 24 faqësh, rregullon aspekte të metrologjisë, njësive matëse të njohura me ligj dhe standardeve të kësaj fushe në Republikën Serbe. Gjithashtu rregullon aspekte të aplikueshmërisë së këtyre rregullave teknike në treg, përdorimin e instrumentave matëse, vlerësimin e përputhshmërisë së instrumentave matëse me kërkesat e përcaktuara, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me metrologjinë.
Në objektiv është harmonizimi i kuadrit ligjor me dispozitat e Ligjit mbi Mbikëqyrjen e Inspektimit, si dhe harmonizimi me parashikimet e Ligjit mbi Procedurat e Përgjithshme Administrative .
Afati i fundit për marrjen e komenteve është 19.07.2019.
Të gjitha komentet dhe/ose sugjerimet, lutem adresojini në:
Dea Nini
Specialiste
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Drejtoria e Çështjeve Ligjore dhe Marrëdhënieve me Palët
Sektori i Pikës së Referimit në OBT, Shitjes së Standardeve dhe Shërbimeve
Tel: +355 (0) 4 222 62 55
Fax: +355 (0) 4 224 71 77
E-mail: Dea.Nini@dps.gov.al
Web: www.dps.gov.al