DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mundësia për të zbuluar botën e Standardeve Europiane

Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Evropian i Elektroteknikës për Standardizimin (CENELEC), do të organizojnë në Bruksel në datat 29 dhe 30 prill një aktivitet mbi Ditën e Standardeve.

Dita e Standardeve është një seancë informimi dy-ditore që synon të trajnojë pjesëmarrësit e rinj mbi Standardizimin Evropian, si dhe ata që dëshirojnë të kuptojnë më shumë për sistemet e Organizimit të CEN dhe CENELEC.

Pjesëmarrësit do të mësojnë më shumë rreth Sistemit Evropian të Standardizimit dhe përfitimet e tij. Ata do të marrin një pasqyrë të qartë dhe të strukturuar të Sistemit Evropian të Standardizimit, produkteve dhe proceseve të CEN dhe CENELEC.

Aktiviteti që do të organizohet krijon mundësinë për të:

Kush mund të marrë pjesë?

Të gjithë personat e interesuar rreth Sistemit Evropian të Standardizimit janë të mirëpritur: Organizatat kombëtare të standardizimit, institucionet evropiane, qendrat kërkimore dhe akademike, studentët, administratat dhe qeveria, industria dhe shoqatat e tyre, shoqatat e mjedisit, shoqatat e konsumatorit, sindikatat dhe palët e interesuara.

Regjistrimi në këtë event është pa pagesë por ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar online deri më 24 Prill 2019. Do e vlerësonim shumë nëse e përhapni këtë lajm duke njoftuar kategoritë e ndryshme të biznesit dhe rrethin tuaj shoqëror që mendoni se mund të jenë të interesuar për të kuptuar dhe për të marrë më shumë informacione mbi Sistemin Evropian të Standardizmit.

CEN-CENELEC Qendra e Menaxhimit, rue de la Science 23, 1040 Bruksel, Belgjik.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al