DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit dhe Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRSM)

Në Tiranë, me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit të Republikës së Shqipërisë (DPS), z. Riza Hasanaj, Drejtori i Institutit për Standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRSM), z. Xhevat Kiçara, në prani të delegacioneve të të dy instituteve, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve me synim vazhdimin, thellimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekzistues të suksesshëm teknik dhe të ngushtë mes dy institucioneve mike.

Instituti për Standardizim i Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRSM) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) janë organet e vetme kombëtare të njohura të standardizimit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për zhvillimin, adoptimin, miratimin dhe publikimin e standardeve në të gjitha fushat e ekonomisë.

ISRSM dhe DPS janë anëtarë të ISO, anëtarë të asociuar të IEC, dhe në të ardhmen e afërt DPS do të bëhet anëtare me të drejta të plota në dy organizmat evropiane të standardizimit CEN dhe CENELEC, ku ISRSM është anëtare me të drejta të plota për 10 vjet tashmë, dhe me memorandumin e nënshkruar shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi më i ngushtë mes dy institucioneve do të jetë në nivelin më të lartë.