DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mblidhet Komiteti Teknik (KT) Nr. 47 “Kimia”

Më datë 11 Qershor 2019, ora 12.00, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u zhvillua mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 47 “Kimia”, me objekt adoptimin e 10 standardeve evropiane (EN) dhe ndërkombëtare (ISO) me përkthim të faqes së parë në fushën e kimisë.

Objektivi kryesor i kësaj mbledhje ishte miratimi i standardeve evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e kimisë të cilat kryesisht kishin të bënin me analiza dhe përcaktime kimike, dhe metoda prove.

Pjesëmarrësve në këtë mbledhje iu vu në dispozicion materiali i plotë i standardeve në fushën e kimisë si dhe të gjitha fushat e zbatimit për çdo standard në mënyrë për të qenë korrekt në termat e përdorur në përkthimin me faqe të parë të standardit.

Në këtë mbledhje morën pjesë Znj. Elisa Peçi, Kryetare e KT Nr. 47, përfaqësuese nga ISUV-i, Instituti i Sigurisë Ushqimore, si dhe anëtarë të këtij KT Zj. Rozeta Kokonozi nga ISHTI, Znj. Xhume Kumanova nga Drejtoria e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, Znj. Eriola Përshqefa nga ISUV, dhe Z. Ermand Sefa përfaqësues nga palët e interesit. Mori pjesë dhe Z. Arben Dervishi përgjegjës i sektorit CEN/ISO në Drejtorinë e Standardeve në DPS.

Përzgjedhja e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare ishte bërë nga DPS dhe anëtarët e Komitetit Teknik, sipas Programit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019.

Nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me korrektësinë e terminologjisë në përkthimin e titujve të standardeve në mënyrë që të jenë të kuptueshëm nga të gjithë palët e interesit.

Gjithashtu, nga pjesëmarrësit u diskutua dhe rëndësia e prurjeve të reja nga palë të interesuara për tu bërë pjesë e procesit të standardizimit, të cilat në mbledhjen e BT për 6 mujorin e dytë të vitit 2019 do të jenë propozime konkrete për tu bërë bashkëpunëtor me DPS-në në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Në fund të diskutimeve të gjithë anëtarët e këtij KT ranë dakord me vendim unanim që këto standarde të adoptohen si standarde shqiptare me përkthim të faqes së parë dhe fushës së zbatimit në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit origjinal të standardit.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al