Më datë 26 Qershor 2019, ora 11:30, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, me kërkesë të kryetarit të KT Nr. 175, u zhvillua mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 175 “Trupa dhe lëndë druri e sharruar”, me rend dite:
Në këtë mbledhje morën pjesë Z. Dritan Hajdinaj, Kryetar i KT Nr. 175, përfaqësues nga IB, Instituti Bujqësor, si dhe anëtarë të këtij KT Znj. Doklea Quku nga IB, Z. Hasan Cani nga Qëndra ballkanike për Zhvillim. Mori pjesë dhe Z. Gentian Gjyrezi, drejtor i DeS në Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit si dhe Z. Pëllumb Metohu sekretar i KT Nr. 175.
Për pikë të parë dhe të dytë, anëtarët e Komitetit Teknik Nr. 175, konstatuan që përkthimi i titujve të standardeve ishte i saktë dhe ata ishin dakord me adoptimin e tyre si standarde shqiptare SSH dhe dokument standardizimi DS me përkthim të faqes së parë. Gjithashtu ata ishin dakord me vendimin e shfuqizimit të standardeve që zëvendësoheshin nga standardet e adoptuara në këtë mbledhje.
Për pikën e tretë, duke ju referuar listës së standardeve puro shqiptare SSH të vënë në dispozicion nga sekretari i KT, pati shumë diskutime, të cilat konsistonin në gjetjen e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare ekuivalente me standardet SSH dhe vënien e tyre në dispozicion, për të bërë krahasimin e tyre me standardet puro SSH.
Gjithashtu, shumë diskutime pati edhe për bashkimin në një komitet të vetëm të Komitetit Teknik Nr. 175 “Trupa dhe lëndë druri e sharruar” dhe Komitetit Teknik Nr. 207 “Mobilieri e pajisje zyrash dhe shtëpiake”, për arsye se fusha e veprimtarisë të këtyre komiteteve është e njëjtë dhe për këtë bashkim, ata ishin dakort.
Nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me terminologjinë dhe termat e përdorur në përkthimin e titujve të standardeve, në mënyrë që të jenë të kuptueshëm nga të gjithë palët e interesit.
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al