DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mblidhet Komiteti Teknik i DPS KT 10 “Sistemet e telekomunikacionit analoge dhe dixhitale”

Përkthim standardi KT_01.jpg

Më datën 28 Mars 2019, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 10“ “Sistemet e telekomunikacionit analoge dhe dixhitale”, nën drejtimin e Kryetarit zotit Endri Luga dhe pjesëmarrjes së Anëtarëve e tjerë të këtij Komiteti Teknik.

Nga DPS morën pjesë; Sekretari i KT-së z. Granit Çerkezi, Përgjegjësi i Sektorit për standardet e Elektroteknikës dhe Telekomunikacionit si dhe Drejtori i Drejtorisë së Standardeve.

Pas përfundimit të fazës së mendimit publik, periudhës prej 60 ditësh nga data e publikimit të Buletinit Nr 77 të DPS-së, në të cilën projektstandardet dhe projektdokumentet e standardizimit, publikohen për subjektet e interesuara për dhënien e mendimit, u organizua mbledhja e komitetit për adoptimin e standardeve.

Objekti kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i 50 standardeve dhe dokumenteve të standardizimit evropiane (EN) në fushën e telekomunikacionit nga ETSI – Instituti Evropian i Standardeve të Telekomunikacionit, nga të cilat pjesa më e madhe ishin Specifikime Teknike (nga ku veçojmë specifikimet teknike për teknologjinë 5G) dhe standarde nën Direktivën Evropiane RED të Pajisjeve Radio.

Përzgjedhja e standardeve Evropiane dhe Ndërkombëtare ishte bërë prej anëtarëve të Komitetit Teknik, sipas planifikimit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019 që të adoptohen si standarde shqiptare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe, duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Gjithashtu, diskutimet e anëtarëve u përqendruan edhe në zhvillimin e vrullshëm të telekomunikacionit e protokolleve të komunikimit dhe nevojën për të qenë aktiv në këtë fushë.

Për më tepër informacion rreth këtyre standardeve vizitoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online, ku do të gjeni regjistrimet e Komitetit Teknik 10 të publikuara në datën 28.03.2019.

- Tiranë 29 Mars 2019 -

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al