Bordi Teknik miraton Programin e Punës të Standardeve, për 6-mujorin e dytë 2019
Më datë 12 Korrik 2019, ora 11:00, në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, u mbajt takimi i Bordit Teknik (BT) për 6 mujorin e dytë të vitit 2019.
Mbledhja u zhvillua sipas rendit të ditës të propozuar më parë nga Kryetari i Bordit, për të cilin anëtarët ranë dakord.
Fillimisht kryetari i Bordit, Z. Hasanaj bëri një përmbledhje në lidhje me punën e Komiteteve Teknike, për 6 mujorin e parë të vitit 2019, ku theksoi:
Më pas Z. Gentian Gjyrezi, Drejtor i Drejtorisë së Standardeve (DeS) prezantoi programin e punës së kësaj drejtorie për adoptimin dhe miratimin e standardeve të reja në të gjitha fushat e ekonomisë, për 6 mujorin e dytë të vitit 2019, periudha Korrik-Dhjetor 2019, dhe ndryshimet në Komitetet Teknike, vënë në dispozicion paraprakisht për anëtarët e BT.
Pas shqyrtimit të listave me standardet e propozuara për miratim dhe propozimet për ndryshime në Komitetet Teknike, anëtarët e Bordit Teknik miratuan me konsesus të plotë:
Mbledhja e radhës e Bordit Teknik për miratimin e programit të punës së standardeve për 6 mujorin e parë të vitit 2020, do të mbahet javën e dytë të muajit Janar.
DPS , Tiranë - 12 Korrik 2019