DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 1 “Sigurimi i cilësisë dhe përgjegjësia sociale”

Përkthim standardi KT_01.jpg

Më datën 27 mars 2019 në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik Nr. 1 “Sigurimi i cilësisë dhe përgjegjësia sociale”, nën drejtimin e kryetarit zotit Gentian Muça. Morën pjesë edhe anëtarët e tjerë të këtij komiteti si dhe drejtori i Drejtorisë së Standardeve z. Gentian Gjyrezi.

Pas publikimit të projektstandardeve në Buletimin Nr. 77 (1 janar - 30 qershor) të DPS-së për subjektet e interesuara që brenda periudhës prej 60 ditësh nga data e publikimit të buletinit të jepnin mendimin e tyre, filloi dhe mbledhja e komitetit për adoptim e standardeve.

Objekti kryesor i kësaj mbledhjeje ishte adoptimi i standardeve evropiane EN dhe ndërkombëtare ISO si standarde shqiptare SSH e që kanë të bëjnë me menaxhimin e cilësisë dhe kënaqësisë së klientit, të shoqëruara me udhëzimet përkatëse.

Përzgjedhja e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare ishte bërë prej anëtarëve të Komitetit Teknik, sipas planifikimit të punës së 6-mujorit të parë të vitit 2019 që të adoptohen si standarde shqiptare me hartim të faqes së parë në gjuhën shqipe duke mos i bërë asnjë ndryshim tekstit.

Gjithashtu puna e anëtarëve u përqendrua edhe një herë tek përkthimi i standardit SSH EN ISO/IEC 17025:2017, i cili duhet të marrë formën përfundimtare si standard shqiptar i përkthyer në gjuhën shqipe.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al