Komiteteti Teknik nr. 19 “Produkte nafte, lubrifikantë, qymyre dhe produkte që lidhen me to” u mblodh në datë 08.04.2026 për të diskutuar rreth draft-standardit prSSH 51:2026 “Naftë bruto dhe naftë bruto kondensat i gazit natyror - Klasifikimi dhe karakteristikat”.
Mbledhja u zhvillua me pjesëmarrjen e anëtarëve të Komitetit Teknik 19, duke përmbushur kuorumin e nevojshëm për zhvillimin e diskutimeve dhe marrjen e vendimeve.
Ajo u zhvillua në përputhje me rendin e ditës, duke u përqendruar në shqyrtimin e komenteve lidhur me draft-standardin prSSH 51:2026.
Fillimisht, u paraqitën dhe u morën në shqyrtim komentet dhe propozimet e dërguara përmes postës elektronike nga anëtarët e Komitetit Teknik 19 “Produkte nafte, lubrifikantë, qymyre dhe produkte që lidhen me to”.
Në vijim, anëtarët e Komitetit Teknik diskutuan mbi përmbajtjen e draftit, duke bërë komente dhe propozime në lidhje me aspektet teknike dhe terminologjinë, me qëllim përmirësimin e tij.
Pas shqyrtimit të të gjitha komenteve dhe propozimeve, anëtarët e Komitetit Teknik ranë dakord për përfshirjen e ndryshimeve të pranuara në draft, duke përmbyllur fazën e shqyrtimit me një version të rishikuar të draft-standardit.
Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e komitetit ranë dakord për versionin final të draft-standardit prSSH 51:2026 “Naftë bruto dhe naftë bruto kondensat i gazit natyror - Klasifikimi dhe karakteristikat”.