DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Mbledhja e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS)

Bordi Drejtues (BD) i Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit (DPS), mbajti mbledhjen e tij më datë 15 Dhjetor 2025. Mbledhja u mbajt në zyrat e DPS.

Pjesëmarrja ishte e mjaftueshme, (kuorumi i nevojshëm, bazuar në VKM 433/2010 “Për krijimin, përbërjen, mënyrën e funksionit dhe kompetencat e Bordit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit”).

Rendi i ditës, ndër të tjera, përmbante:

  • Zbatimi i detyrave dhe Planit të Punës së DPS për vitin 2025
  • Diskutim dhe mendimet/propozimet e Bordit për ecurinë për vitin në vijim;
  • Progresi i bërë nga DPS lidhur me anëtarësimin me të drejta të plota në dy Organizmat Evropiane të Standardizimit CEN dhe CENELEC.

Në mbledhje u kërkua më shumë bashkëpunim midis DPS dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, por edhe më akademinë sa I përkët publikimeve të DPS. Gjithashtu, u diskutua për një bashkëpunim më rigoroz i DPS me anëtarët e Komiteteve Teknike të DPS, në mënyrë që informacioni mbi standardet të shpërndahet sa më shumë në grupet e interesit.

Për mbledhjen e rradhës të Bordit Drejtues do të komunikohet midis Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Bordit Drejtues për datën dhe në vijim do t’i komunikohet për miratim edhe anëtarëve të tjerë të Bordit.