DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Matje më të sakta në Ditën Botërore të Metrologjisë

Kur pesha e një kilogrami nuk quhet i tillë? Kur nuk është përcaktuar në Sistemin Ndërkombëtar të Njësive (SI). Sistemi Ndërkombëtar i Njësive (SI) për këtë vit është zgjedhur si temë e Ditës Botërore të Metrologjisë.

Broshura e Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI), e botuar nga Bureau International des Poids et Mesures (BIPM), përshkruan Sistemin Ndërkombëtar të Njësive dhe është një mjet i rëndësishëm për komunitetin shkencor, që përmban përkufizimet e njësive matëse.

Tema e Ditës Botërore të Metrologjisë, e cila festohet çdo vit më 20 maj, është "Sistemi Ndërkombëtar i Njësive Specifike".

Kërkimet për metoda të reja të matjes, siç janë ato që përdorin fenomenet matëse, mbështesin rishikimin në mënyrë, që të plotësojnë më mirë nevojat e përdoruesve në të gjithë botën.

Seritë e standardeve ISO dhe IEC 80000 për sasitë dhe njësitë, të referuara në broshurën e Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI), gjithashtu po rishikohen për t'u përshtatur me versionin e ri dhe shumë nga pjesët e rishikuara të standardeve ISO do të publikohen në muajt e ardhshëm.

Kjo seri e standardeve ISO është e rëndësishme për broshurën e Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (SI) pasi ofron terma, përkufizime dhe simbole të harmonizuara të sasive dhe njësive të përdorura në shkencë dhe inxhinieri, duke siguruar një gjuhë të përbashkët për komunikimin e informacionit të saktë të matjes midis shkencëtarëve, inxhinierëve dhe të gjithë grupeve të interesuara për matje.

Standardet përdoren nga metrologjia dhe institutet teknike, akademia, shkrimtarët, përkthyesit dhe hartuesit e standardeve, si dhe në shumë industri dhe shoqëri. Seria e standardeve ISO 80000 u hartua nga komiteti teknik ISO/TC 12, Sasitë dhe njësitë, sekretariati i të cilit mbahet nga SIS, anëtar i ISO-së për Suedinë.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al