DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), sapo ka krijuar një komitet të ri për të luftuar kundër viruseve dhe mikrobeve.

Në të gjithë vendet e botës njerëzit janë ndërgjegjësuar të kujdesen sa më tepër për higjienën vetjake. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në dhjetë pacientë të shtruar për kurim në spital marrin një infeksion tjetër shoqërues.

Kujdesi mjekësor, parandalimi dhe kontrolli efektiv i infeksioneve të të sëmurëve ulin rrezikun e infeksioneve shoqëruese të marra gjatë trajtimit nga kujdesi shëndetësor me të paktën 30%.

Kontrolli i ndotjes së ambjentit shërben për të parandaluar infeksionet dhe përhapjen e patogjenëve, i cili është një shqetësim kryesor në disa fusha të tjera, të tilla si shëndeti i kafshëve, ushqimi, bujqësia, kozmetika, transporti dhe më tepër.

Sipërfaqet biocide janë një mjet i sigurtë sepse shkatërrojnë ose inaktivojnë patogjenët e padëshiruar, duke kontribuar për të pasur një mjedis më të pastër. Performanca e sipërfaqeve bioacide mund të ndryshojë, duke krijuar nevojën për udhëzime efektive dhe metoda të provës për t'u siguruar, që ato janë të sigurta për përdorim.

Komiteti i ekspertëve ISO i sapo krijuar ISO / TC 330, Sipërfaqet me veti biocide dhe antimikrobiale, synon të zgjidhë mospërputhjet mbi vetitë ndryshuese të sipërfaqeve bioacide, duke hartuar kërkesa dhe udhëzime ndërkombëtare.

Qëllimi i tij është të hartojë standarde për metodat e provës për të vlerësuar performancën biocidike dhe efikasitetin e çdo sipërfaqe me aktivitete antimikrobiale, dhe pajtueshmërinë e tyre me dezinfektues dhe detergjentë të ndryshëm pastrues.

Komiteti ISO / TC 330 do të kryesohet nga AFNOR, anëtari i ISO për Francën.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al