DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Katalogu i Standardeve Shqiptare 2016

Botimi nis me Parathënien, e cila jep një përshkrim mbi përmbajtjen e katalogut; Klasifikimi ndërkombëtar për standardet, Si të gjejmë një standard sipas një përmbajtje të dhënë, Si të gjejmë një standard sipas numrit të tij, Si të blejmë një standard dhe se ku mund të gjendet katalogu.

Struktura e përmbajtjes – Synon të sigurojë mundësitë optimale për zgjedhjen e standardeve të ndërlidhura me përmbajtjet e tyre, si dhe për të lehtësuar radhën e vendosjes. Struktura e përmbajtjes së Katalogut është bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar për Standardet (ICS).

Lista e standardeve të klasifikuara sipas subjektit – Standardet shqiptare dhe dokumentet e standardizimit, janë klasifikuar në këtë listë sipas fushave, grupeve dhe nëngrupeve në përputhje me Strukturën e përmbajtjes. Lista e standardeve të klasifikuara sipas përmbajtjes, përmban informacionin bibliografik të mëposhtëm:

▪ Numrin e referencës;

▪ Numrin e faqeve të standardit;

▪ Kodin e çmimit;

▪ Komitetin Teknik;

▪ Titullin e standardit;

▪ Titullin e një pjese specifike të standardit.

Katalogun e Standardeve Shqiptare 2016, mund ta gjeni online në faqen tonë të internetit www.dps.gov.al në link-un http://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php, si dhe në versionin elektronik me CD pranë zyrave të DPS.

Përdorimi i tij online është i thjeshtë. Mjafton të plotësoni një minimum fushash për të gjetur standardin që ju kërkoni.

Katalogu i Standardeve Shqiptare 2016, në të gjitha format e tij (letër dhe elektronik) është FALAS, mos ngurroni të na kontaktoni për të marrë kopjen tuaj.

Për më tepër informacion:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Tel: + 355 (04) 222 62 55; + 355 (04) 223 48 54;

Fax: + 355 (04) 224 71 77;

E-mail: info@dps.gov.al;

Web: www.dps.gov.al