DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Ka filluar shpërndarja e Katalogut të Standardeve Shqiptare 2016

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) ka publikuar Katalogun e Standardeve Shqiptare 2016 dhe ka filluar shpërndarjen e tij në versionet letër dhe me CD. Katalogu, është botimi më i rëndësishëm i vitit, lidhur me standardet, i cili siguron informacion mbi statusin e tyre deri në periudhën Mars 2016.

Botimi nis me Parathënien, e cila jep një përshkrim mbi përmbajtjen e katalogut; Klasifikimi ndërkombëtar për standardet, Si të gjejmë një standard sipas një përmbajtje të dhënë, Si të gjejmë një standard sipas numrit të tij, Si të blejmë një standard dhe se ku mund të gjendet katalogu.Struktura e përmbajtjes – Synon të sigurojë mundësitë optimale për zgjedhjen e standardeve të ndërlidhura me përmbajtjet e tyre, si dhe për të lehtësuar radhën e vendosjes. Struktura e përmbajtjes së Katalogut është bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar për Standardet (ICS)

Lista e standardeve të klasifikuara sipas subjektit – Standardet shqiptare dhe dokumentet e standardizimit, janë klasifikuar në këtë listë sipas fushave, grupeve dhe nëngrupeve në përputhje me Strukturën e përmbajtjes. Lista e standardeve të klasifikuara sipas përmbajtjes, përmban informacionin bibliografik të mëposhtëm:

▪ Numrin e referencës;

▪ Numrin e faqeve të standardit;

▪ Kodin e çmimit;

▪ Komitetin Teknik;

▪ Titullin e standardit;

▪ Titullin e një pjese specifike të standardit.

Katalogun elektronikisht mund ta gjeni në faqen tonë zyrtare të internetit www.dps.gov.al, online në link-un http://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php, si dhe në format letër dhe me CD pranë zyrave të DPS.

Në të dy format e tij elektronike, ndërfaqja e përdorimit është e thjeshtë. Mjafton të plotësoni një minimum fushash për të gjetur standardin që ju kërkoni.

Katalogu i Standardeve Shqiptare 2016, në të gjitha format e tij (letër dhe elektronik) është FALAS, mos ngurroni të na kontaktoni për të marrë kopjen tuaj.

Për më tepër informacion:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Tel: + 355 (04) 222 62 55; + 355 (04) 223 48 45

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al; Web: www.dps.gov.al