DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Industria, Inovacioni dhe Infrastruktura

Standardet e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), mbështesin zhvillimin e industrisë, nëpërmjet kërkesave specifike ndërkombëtare, të cilat ofrojnë cilësi, siguri dhe qëndrueshmëri.

ISO, gjithashtu ka standarde, që lehtësojnë praktikat dhe marrëdhëniet e biznesit. Këto janë standardet e serisë ISO 44001, Sistemet e menaxhimit të marrëdhënieve të biznesit bashkëpunues - Kërkesat dhe struktura, e cila siguron një platformë të përbashkët, që maksimizon përfitimet e punës, të cilat bashkëpunojnë dhe ndihmojnë kompanitë në krijimin e marrëdhënieve të sigurta të biznesit me organizatat e tjera.

Standardet janë mjete të rëndësishme, të cilat kontribuojnë në ndërtimin e infrastrukturave të sigurta dhe elastike. Për shembull, ISO ka mbi 1000 standarde, rreth industrisë së ndërtimit, të cilat ofrojnë udhëzime dhe specifikime ndërkombëtare. Këto standarde përfshijnë jo vetëm nivelet minimale të sigurisë dhe të performancës, por edhe një seri metodash provash dhe qëndrueshmëri.

Standardet e Organizatës Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO), ofrojnë një platformë, për të siguruar bashkëveprimin, i cili nxit investimet dhe mbështet inovacionin. Për më tepër, puna e vazhdueshme e ISO-s, në lidhje me menaxhimin e inovacionit do të ofrojë struktura të qëndrueshme, që i ndihmojnë organizatat dhe bizneset të shfaqin potencialin e tyre inovativ. Këtu përfshihen standardet e ardhshme të ISO 50501, për sistemet e menaxhimit të inovacionit dhe ISO 50503 për mjetet dhe metodat për partneritet inovativ dhe bashkëpunues.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al