Reduktimi i konsumit të energjisë dhe përmirësimi i efiçiencës së përdorimit të energjisë janë në krye të programit global të ndryshimeve klimaterike. Sapo është përditësuar standardi ndërkombëtar ISO 50001 për përmirësimin e performancës së energjisë.
Konsumi i energjisë po rritet çdo ditë, duke mos marrë parasysh faktin se ajo kontribuon në gati 60% të emetimeve të gazrave serrë në botë. Njëkohësisht, për më shumë se një miliard njerëz ende mungon rrjeti i energjisë elektrike, ata përdorin burime energjie të dëmshme, të cilat ndotin mjedisin. Nuk është befasues fakti, që trajtimi i efikasitetit të pëdorimit të energjisë dhe sfidat e ndryshimeve klimaterike të përbëjnë një pjesë kyçe të 17 qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në axhendën e kombeve të bashkuara 2030.
Standardi ISO 50001:2018, Sistemet e menaxhimit të energjisë – Kërkesat bashkë me udhëzimet për përdorim, kur u botua së për here të pare në vitin 2011 ndryshoi performancën energjetike të organizatave në mbarë botën, duke u dhënë atyre një dokument strategjik për përdorimin e energjisë nga ana e tyre në mënyrë më efiçente dhe efektive. Standardi ISO 50001 siguron një kuadër për menaxhimin e performancës së energjisë dhe reduktimin e kostove të saj, njëkohësisht ndihmon kompanitë që të zvogëlojnë ndikimin e tyre në mjedis për të përmbushur objektivat e reduktimit të mbetjeve.
Standardi ISO 50001 sapo është rishikuar, duke e bërë atë edhe më efektiv për të trajtuar sfidat e energjisë në botë.
Zoti Roland Risser, kryetar i komitetit teknik ISO, që hartoi standardin thotë:
Versioni i ri i standardit ISO 50001 përmban terma dhe përkufizime të përditësuara dhe sqarime më të gjëra të disa koncepteve të performancës së energjisë.
Ai shpjegoi: Standardi i përditësuar është në përputhje me kërkesat ISO për standardet e sistemit të menaxhimit, gjë që e bën më të lehtë integrimin në sistemet ekzistuese të menaxhimit të një organizate dhe në të është theksuar roli i menaxhimit, sepse është i rëndësishëm për kulturën e organizatës.
Standardi ISO 50001, që prej publikimit të tij shtatë vite më parë, po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Sipas sondazhit të ISO, deri në fund të vitit 2016, janë lëshuar gjithsej 20216 certifikata të përputhshmërisë me këtë standard, duke përfaqësuar një rritje prej 69% të numrit të certifikatave të lëshuara gjatë vitit. Standardi u zhvillua nga Komiteti Teknik ISO / TC 301, Menaxhimi i energjisë dhe kursimi i saj, sekretariati i të cilit është i përbërë nga anëtarë të ANSI (ISO për Shtetet e Bashkuara) dhe SAC (ISO për Kinën). Ky standard mund të blihet nga anëtarët e ISO përmes dyqanit ISO (ISO Store).