DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Forumi i Ditës Botërore për Qytetet e Zgjuara (smart cities)

Forumi i Ditës Botërore për qytetet e Zgjuara do të zhvillohet ditën e Mërkurë, në datën 13 Korrik 2016 në Ekspozitën Sands dhe Qendrën e Konventës, Marina Bay Sands Singapore, sëbashku me Samitin Botëror të Qyteteve dhe Javës Ndërkombëtare të Ujit në Singapor. Priten të jenë prezent më shumë se 300 pjesëmarrës.

Në Forumin e Ditës Botërore të Qyteteve në Singapor, ekspertët botëror do të përcjellin njohuritë e tyre mbi energjinë, ujin, lëvizsshmërinë, sigurinë kibernetike dhe do të diskutojnë rreth strategjive dhe mjeteve që tashmë janë vënë në dispozicion për arritjen e synimeve për një qytet të zgjuar. Qëllimi është të ndihmohen qytetet për të arritur sa më shpejt objektivat e tyre për një qytet të zgjuar dhe për të arritur rezultate sa më të mira.

Forumi i Ditës Botërore për Qytetet e Zgjuara është organizuar nga IEC (Komisioni Ndërkombëtar i Elektroteknikës) në bashkëpunim me ISO (Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin) dhe ITU (Bashkimi Ndërkombëtar për standardet e Telekmomunikacionit). Aktiviteti dhe komuniteti janë mbështetur nga shumë organizata të qytetit dhe organizata ndërkombëtare, organet rajonale dhe kombëtare të standardeve.

Përveç personave VIP të ftuar, ky aktivitet ka tërhequr edhe profesionistë të tillë si planifikuesit e qytetit, arkitektëve, konsulentëve, shërbimeve komunale, planifikuesit e transportit, personat e sigurisë/specialistë të dhënash, specialistët e standardizimit dhe specialistët e fushës.

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë

Kutia Postare Nr. 98

Tel: + 355 (04) 222 62 55

Fax: + 355 (04) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al

Web site: www.dps.gov.al