DPS organizoi një takim me Agjencinë Kosovare të Standardizimit (AKS), lidhur me dokumentet dhe procedurat e përdorura nga DPS në proceset e saj të punës, si dhe me aktivitetet e standardizimit. Gjatë takimit u trajtuan gjithashtu procedurat e punës, që ndiqen nga stafi i DPS në këto procese.
Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues nga Agjencia Kosovare e Standardizimit dhe nga DPS.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e të dy institucioneve (AKS dhe DPS) diskutuan mbi fazat e adoptimit të standardeve, rolin e komiteteve teknike në këtë proces, si dhe sfidat e hasura gjatë zbatimit në të dy vendet (Shqipëri–Kosovë).
Gjithashtu, u vlerësua mbështetja e deritanishme e DPS për AKS, e cila ka lehtësuar pjesëmarrjen e saj në aktivitete të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare të standardizimit. Kjo mbështetje u theksua si shumë e rëndësishme për AKS dhe u konfirmua se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.