DPS
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
Tel/Cel: +355 4 222 62 55
E-mail: info@dps.gov.al
Adresa: Rr.: "Reshit Collaku", (pranë ILDKPKI, kati VI), Kutia Postare 98, Tiranë - Shqipëri
Main menu

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS), publikon një njoftim rreth dy broshurave

Këto janë pamjet e dy broshurave të sapo publikuar, të cilat kanë të bëjnë me promovimin e fushave të caktuara të standardeve dhe përfitimin e tyre nga grupet dhe palët e interesit.

Udhëzuesit janë botuar në Shqipëri me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes një projekti të drejtuar nga Instituti Gjerman për Standardizimin (DIN) dhe Shoqata Spanjolle për Standardizimin (UNE).

Udhëzuesi, ‘Përputhshmëria me Rregulloren e Produkteve të Ndërtimit – CPR të BE-së, për prodhuesit dhe importuesit’, i drejtohet prodhuesve dhe importuesve në Shqipëri, si edhe ofron informacione të dobishme për aktorët e tjerë në zinxhirin e furnizimit, duke përfshirë importuesit, trupat e vlerësimit të konformitetit, autoritetet e mbikqyrjes së tregut dhe përdoruesit/kërkuesit e produkteve të ndërtimit.

Udhëzuesi, ‘Përputhshmëria me Rregulloret e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike – EEE të BE-së, për prodhuesit dhe importuesit’, i drejtohet operatorëve ekonomik siç janë prodhuesit, importuesit, dhe shpërndarësit si dhe shoqatat lidhur me tregtinë dhe konsulentët që veprojnë në fushat përkatëse.

DPS mbështet industrinë në Shqipëri duke publikuar si standarde kombëtare (SSH) të gjitha Standardet Evropiane, përdorimi i të cilave është thelbësor për të demonstruar përputhshmërinë me legjislaconin e BE.

Për çdo rast mund të na kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)

Rruga: "Reshit Çollaku" (godina e ILDKPKI, kati VI)

Kutia Postare 98

1014 Tiranë – Shqipëri

Tel: + 355 (4) 222 62 55

Fax: + 355 (4) 224 71 77

E-mail: info@dps.gov.al